Ulqini pjesë e projektit "Menaxhimi i riskut në raste katastrofash"

Sot në Ranë është mbajtur prezantimi i projektit përtej kufitar “Menaxhimi i riskut në raste katastrofash”, të cilin e implementon OJQ OZON, me mbështetjen financiare të OSBE-së në Mal të Zi. Projekti implementohet në territorin e Komunës së Ulqinit dhe territorin e komunave kufitare në Shqipëri. Në prezantim morrën pjesë kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, drejtori Drejtorisë për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë Humanitare Luban Tmushiq dhe kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit Flamur Seloviq.

Komuna e Ulqinit është qyteti i parë në Mal të Zi i cili merr pjesë në këtë projekt. Krytari Cungu ka shprehur kënaqësinë që Komuna jonë është pjesë e këtij projekti, sidomos duke marr parasyshë eksperinecën e muajit të kalur me shpërthimin e zjarrit në Malin e Bardhë.

Në kuadër të këtij projekti, deri tani, janë organizuar trajnimet për arsimtarët e shkollave Boshko Strugar dhe Vëllazërim-Bashkim të cilët kanë për qëllim rritjen e vetëdijës së qytetarëve në rast të situatave të jashtëzakonshme të përmbytjeve, zjarrit apo termeteve. Projekti, i cili do të zgjasë deri me  30 tetor, parashef edhe azhornimin e Planit lokal të menaxhimit të situatave emergjente, si dhe organizimin e trajnimeve për nënpunësit komunal se si t'i japin instruksione qytetarëve në rast të situatave emergjente.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë