Perfaqësuesit e bankës KfW me bashkepunetorë ne vizitë zyrtare në Ulqin

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën përfaqësuesit e bankës Gjermane për zhvillim KfW, Vodakomit, NP Ujësjellës dhe Kanalizim dhe fimrave konsultative Sachsen -wasser dhe Hydrophil. 
Ne takim u fol mbi situaten aktuale ne NP Ujësjellës dhe kanalizim dhe vazhdimin e realizimit të projektit për ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë dhe sistemit te kanalizimit për 4 njësi (Bratica, Totosh, kodra dhe Mal i Bardhë) i cili momentalisht ndodhet ne fazën e pergaditjes teknike fazë e cila i paraprinë fazës kryesore gjatë së cilës pritet realizimi i investimit ne infrastrukture ne vlerë prej 20 milion eurosh.
Përfaqesuesja e Bankës KfW njëherit dhe menaxherja e projektit Lotte Westermann tha se nga qeveria Gjermane pritet që përveç ndryshimeve në infrastrukturë, projekti të shërbejë edhe si bazë për reforma në NP Ujësjellës dhe Kanalizim si dhe pritet që kjo ndërmarrje të jetë e gatshme që ne periudhen e ardhshme të menaxhojë dhe mirëmbajë sistemin modern i cili pritet të ndërtohet. Përveç të tjerave, ajo përshendeti mundimin që po bën Komuna e Ulqinit që të zgjidhi problemet egrumbulluar prej kohësh me qëllim që të përshpejtohet realizimi i projektit. 
Kryetari Cungu theksoi se ne Komunë te Ulqinit vazhdimisht ka inicijativa për projekte të tilla dhe beson se ne periudhën e ardhshme Komuna e Ulqinit do gjejë zgjidhje për problemet e krijuara gjatë viteve dhe në atë drejtim të veprojë që NP Ujësjellës dhe Kanalizim të kalojë në nje ndërmarrje e zhvilluar dhe rentabile. Ai foli edhe për projektet ne Krruç dhe në Brajshë fillimi i realizimit i të cilëve pritet në periudhën e ardhshme.
Ne fund kryetari Cungu theksoi se ky projekt për të cilin flitet do të ndikojë ndjeshëm në zgjidhjen e problemit të Port Milenës dhe do ndikojë ne permirësimin e jetës së qytetarëve te Ulqinit. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë