Projekti për ruajtjen e ekosistemit detar : Situata në terren vazhdon të jetë shqetësuese

Dje, në sallën e vogël të Kabinetit, brenda ndërtesës së Komunës së Ulqinit, u mbajt takimi i 4-t i i grupit monitorues i cili u themelua si pjesë përbërëse e Projektit për Zhvillimin e qendrueshëm të ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmes ruajtjes s faunës detare.

Përpos ekipit i cili implementon projektin në fjalë, në takim morën pjesë edhe përfaqësuesja e Drejtorisë së inspekcionit Lilana Bubonja, përfaqësuesi i Drejtorisë së Policisë në kontrollin kufitar - Rudolf Elezoviq, si dhe drejtori i Klubit të Peshkimit Muzafer Belo Çaushi.

Përpos faktit që monitorimi nëpërmes patrullës bregdetare deri në një masë ka ndikuar në zvogëlimin e fenomenit të peshkimit të paligjshëm me përdorimin e mjeteve shpërthyese, situata në terren vazhdon të jetë alarmante.

Përmes aplikacionit monitorues partnerëve në projekt iu prezantua situata në terren, ku realisht u shpreh shqetësim brenda grupit monitorues, për shkak se bazuar në informata që patrulla i përmbledh gjatë monitorimit, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese. 

Vetëm në periudhën e fundit prej  datës 1 gusht të vitit 2016, deri në datën e sotme, gjatë patrullimit në sipërfaqen e detit, shënohen 6 raste në lokacione të ndryshme, ku në sipërfaqe të detit vërehen mbetjet e peshkut të mbytur nëpërmes përdorimit të mjeteve shpërthyese.

Një intenzitet i tillë i shkatrrimit është shqetësues, ku si rezultat dita ditës ky resurs po pakësohet deri në shuarje.

Si një ndër problemet kryesore shprehet edhe pamundësia, apo interesimi i pamjaftueshëm i  autoriteteve drejt ndalimit të kësaj dukurie, sistemi ligjor i cili del me mangësi për proçesuimin e rasteve të ngjashme, por edhe niveli i ndërgjegjes së qytetarëve, që këtë fenomen e konsiderojnë tërësisht normal.

Problem tjetër i cili u vrejt gjatë monitorimit, është rasti i derdhjes së fekalieve, si dhe substancave kimike në rrjedhën e lumit Buna, gjë që sipas raportimeve supozohet se këto derdhje burojnë nga një fabrikë me seli në komunën Velipojë.

Në takim u dakorduan një sërë masash që do ndërmerren në vijim, me qëllim eliminimin e plotë të dukurive nagative të lartëpërmendura. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë