Takimi me BL Sukubinë: Komuna i ka plotësuar detyrimet për shkollën, priten Ministria e arsimit dhe diaspora

Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën perfaqësues të Bashkësisë lokale Sukubinë, prindër të nxënësve të  shkollës në ndërtim dhe Drejtorin e shkollës ,,Bedri Elezaga,, 

Në takim u prekën një sërë cështjesh  që preokupojnë banorët e kësaj  Bashkësie Lokale.Theks i vecantë iu kushtua vazhdimit të punimeve në shkollën në Sukubinë dhe transportit të nxënësve. Kryetari Cungu tha se  Komuna  është e interesuar që punimet në shkollën e Sukobinës të përfundojnë sa më parë. Ai nënvizoi që komuna i ka kryer obligimet e saja  të paraparë me marëveshtje, mbetet që në ditët në vijim diaspora të kryej  pjesën e saj të mjeteve  e më pas Ministria e arsimit. Kryetari Cungu theksoi se do të përcjellë me vëmëndje rrjedhën e punimeve në shkollë, poashashtu  ai tha se komuna merr obligim që të refundojë shpenzimet e udhëtimit për transportin e fëmijëve nga Sukobina në shkollën amë që ka  qenë preokupim për prindërit. Në takim u prekën dhe cështje të tjera me interes për komunitetin e kësaj ane.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë