Zyrtarët e komunave të Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës vizitojnë Ulqinin

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunetorët e tij priten në një takim pune përfaqësuesit e drejtorive të administrates për disa qytete të Kosovës - Prishtinë, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Në fakt kjo është një vizitë studimore ku u trajtuan një sërë çështjesh siç është digjitalizimi, barazia gjinore, bashkepunimi me OJQ -të, bashkësit lokale si dhe funksionimi i administratës.

Ata prezantuan arritjet e këtyre komunave në Kosovë dhe thanë se janë të gatshëm që eksperiencën tyre ta ndajnë me komunën tonë. Nga ana tjetër kryetari Cungu veçoi bashkëpunimin me komunën e Prishtinës, ku janë  vënë ura të mira bashkepunimi me sektorin e urbanizmit. Ai tha se trendet bashkohore të digjitalizimit mundësojnë shkembime të shpejta dhe se ata duhet përcjellur për ti vënë në shërbim të rritjes së cilësisë të jetës së qytetarëve.

Në delegacionin nga Kosova morrën pjesë Muhedin Nushi - drejtor i drejtoratit për administrate në Komunëm e Prishtinës, Fauzë Xhemali - drejtor i drejtoratit për administrate në  Komunës e Lipjanit, Premtime Preniqi dhe Gjyste Dabaj nga zyret për barazi gjinore të komunave Prishtinë dhe Lipjan, Mursel Morina - menaxher i personelit dhe Hasan Gjyrevci - zyrtar i lartë për kuvend dhe komitete të komunës Fushë Kosovë

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë