Deri në sezonin e arrdhshem të permirsohet furnizimi rrymës elektrike
Në Ulqin qëndruan përfaqësuesit e Rajonit 4 të Elekroekonomisë, drejtori Sasha Millovanoviq me bashkëpunëtorë. Temë qëndrore e takimit ishte avancimi i furnizimit me energji elektrike me theks të veçantë gjatë sezonit turistik 2017. Drejtori Millovanoviq tha se Elektroekonomia është në pritje të marrjes së pëlqimit nga ana e komunës për vendosjen e kabllos të përçimit të lartë Kodra –Qytet – Ulqini i ri, andaj insistoi që komuna sa më parë të japë dritën e gjelbert në këtë dhe në kërkesat e tjera që do të parashtrojë Elektroekonomia. Në takim u prek dhe çështja e furnizimit me energji në Fushë të Ulqinit, që është duke paraqitur problem për shkak të ndërtimeve të shumta në këtë pjesë. Drejtori informoi se nuk ka në pasur mirëkuptim tek pronarët ku është dashtur të ndërtohet trafostacioni gjë që ka shkaktuar vonesë dhe tani janë duke i dhëne zgjidhje në një lokacion tjetër trafostacionit B7. Në takim u tha se me Planin tre vjeçar të investimeve të Elektroekonomisë, për komunën e Ulqinit janë të paraparë të shpenzohen rreth një milion euro.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë