Në iniciativë të kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Nazif  Cungu, u organizua takimi ku në fokus ishte ndërtimi  jolegal në territorin e komunës së Ulqinit.

Pjesëmarrësit e takimit theksuan që kjo dukuri në komunën tonë përsëritet prej vitesh, andaj duhet ndërprerë me këtë praktikë dhe ajo të vihet në suaza ligjore tha nënkryetarja Hadixha Gjoni. Sipas Bilana Jakiq, ndihmës drejtoreshë në Drejtorinë për çështje të inspeksionit kjo dukuri vjen si pasojë e mugesës së dokumentacionit planimetrik.

Ligji për legalizimin e objekteve që do të fillojë të implementohet ne mars të vitit të ardheshëm ka për synim që kjo dukuri të ndërpritet nënvizoi ajo. Mendim të ngjashëm shprehu dhe Inspektori Hajredin Osmanoviq sipas të cilit në ndërtimin e egër për momentin kryeson Shtoji i cili nuk është i mbuluar me plane përkatese.

Pjesëmarrësit e takimit insistuan për një bashkëpunim të ndërsjelltë ndërmjet organeve komunale, Drejtorisë së inspeksionit, Drejtorisë së policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.

Po ashtu u konstatua që ndërtimi i egër në komunën tonë është prezent edhe në zonat që janë të mbuluar me plane, dhe në zonën e të mirave detare. 

Është obligim i komunës që sa më parë të mbulojë me plane pjesë të tjera të komunës së Ulqinit, ndërsa Drejtoria për çështje të inspeksionit të ndërrmarë masa adekuate që të ndërpresë këtë dukuri.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë