Në vitin 2017 fillon konservimi i objekteve në lokalitetin e Shasit

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune drejtorin e Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, Z.Pavle Pejoviq.

Ai në emër të institucionit që drejton kërkoi që komuna si pronare e lokalitetit të Shasit të japë pëlqimin për marrjen e kushteve nga Drejtoria e Mbrojtjes e Trashegimisë Kulturore për konservimin e objekteve në Shas.

Në takim u ra dakort që të krijohet një stafi i përbashkët profesional detyra e të cilit është hartimi i projektit të konservimit.

Konservimet priten të realizohen gjatë vitit të ardhëshëm, ndërsa punimet do t'i realizojë Muzeumi Kombëtar në Cetinjës. Në takim u prekën dhe çështje të tjera me interes nga mbrojtja e pasurisë kulturore.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Njoftim publik lidhur me ndërtimet intensive në zonën e Limanit, Meterizit dhe Pinjeshit

Shërbimi i Kryearkitektit të Qytetit, duke pasur parasysh aktivitetin intensiv ndërtimor që gjatë periudhës së fundit zhvillohet në zonën e Limanit, Meterizit dhe Pinjeshit, e konsideron të nevojshme t’i drejtohet publikut dhe të ...

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë