Në organizim të Komunës së Ulqinit ,në Hotelin ,,Dolcino,,u mbajt takimi me përfaqësuesit e kompanive dhe firmave më të njohura të qytetit tonë.Ishte i pranishëm dhe Drejtori i  Agjencisë së Malit të Zi  për promovimin e  investimeve të huaja -MIPA, Millosh Jovanoviq me bashkëpunëtorë.

Duke përshëndetur të pranishmit e shumtë Kryetari Cungu tha se se me miratimin e Planit hapsinorë  në fund të vitit që lamë pas ,një fillim i ri ka nisur për komunën tonë kur  janë në pyetje investimet dhe investitorët .Plani promovon  interesat e përbashkëta  të qytetarëve për një zhvillim të shpejtë ekonomik, tha Cungu dhe  nënvizoi se Komuna dëshiron të jetë partner me  afaristët dhe konformë kësaj Agjencia  e Malit të Zi  për promovimin e investimeve të huaja do të përgatisë një doracak  në disa gjuhë për investimet në Ulqinit  me të cilin do të  prezantohet në Panairet e njohura botërore . Kryetari  u ndal dhe dha hollësi rreth projekteve  infrastrukturore që janë në rrjedhje e sipër dhe ata që priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë e që dukshëm do të përmirësojnë  furnizimin me uj, rrjetin e kanalizimit, infrastrukturën rrugore  etj. Sipas tij askush nuk ka  më të drejtë që të vonojë miratimin e planeve , studimet e lokacioneve dhe  përgatitjet e dokumentacioneve të duhura për investitorët. Përfaqësuesit e Agjencisë  së Malit të Zi  për investime të huaja, prezantuan publikimet e tyre ku vend të vecantë zinte Plazhi i madh i Ulqinit . Në pjesën e dytë të takimit afaristët parashtruan një sërë pyetjesh në të cilat u përgjigj kryetari i Ulqinit dhe Drejtori i Agjencisë së investimeve .Të pranishmit përshëndetën organizimin e takimit  dhe theksuan që ata duhet të jenë  sa më të shpeshta.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë