Kryetari Cungu takohet me drjetorin e hotelit "Mediteran" z. Novak Bojaniq

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë u takua me drejtorin e hotelit Mediteran Novak Bojaniq. Në takim është diskutuar për një sërë çështjesh më rëndësi për ofertën turistike të qytetit tonë.

Drejtori Bojaniq njoftoi kryetarin Cungu me projektin ideorë të rekonstruimit të hotelit i cili momentalisht gjendet në fazën e kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për marrjen e lejes të ndërtimit. Kryetari Cungu u shpreh i gatshëm të ndimojë këtë projekt dhe shtoi që sëshpejti do të inicojë një takim me përfaqësuesit e Ministrisë për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm më qëllim të përshpejtimit të procedurës.

Në takim është bërë poashtu fjalë për problemin me të cilin ballafaqohet hoteli Mediteran dhe gjithë punonjësitë tjerë turistik lidhur me mungësën e fuqisë punëtorë në sektorin e turizmit. Kryetari Cungu tha se Ulqini i cili dikur ishte qendër rajonale përsa i përket kuadrove të kualifikuar për turizëm, tani gjendet në një situatë totalisht të kundërt, dhe se duhet ndërmarr masa për përmirësimin e gjendjes.

Është rënë dakord që Komuna së bashku me hotelin Mediteran të inicoj projektin e hapjes së shkollës të formimit profesional dhe rikualifikimit të kuadrove në sektorin hotelieri - turizëm. Komuna do të ndikojë të Ministria e Arsimit dhe afaristët lokal që edhe ato të kyçen në këtë projekti, që realizimi i tij të fillojë më së voni deri në fund të vitit.   

Në takim është përmendur edhe problemi i hapësirës për parkim, mbajtjen e qëtësisë publike dhe rendit dhe sfidave të cilat ndikojnë në mbarvajtjen e sezonit turistik. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë