Delegacioni qeveritar me në krye nënkryetarin e Qeverisë Zoran Pazhin takim pune në Komunën e Ulqinit

Në komunën e Ulqinit sot ka qendruar në një takim pune  delegacioni qeveritarë në krye me nënkryetarin e Qeverisë dhe Ministrin e Drejtësisë Zoran Pazhin, Ministrin për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm Pavle Raduloviq, Ministrin e Punëve të Mbrendshme Mevludin Nuhoxhiq, Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmet Zenka, sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë Nada Stanishiq, drejtoreshën e Drejtorisë për Planifikim të Hapësirës Dragana Çeniq, drejtorin e Drejtorisë për Ndërtimtari Danilo Gvozdenoviq dhe shefën e Kabinetit të Ministrit për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm Mileva Lukiq.

Delegacioni u prit nga kryetari i Komunës së Ulqit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Komunal Ulqin Loro Nrekiqi dhe nënkryetarët Arian Murati, Vaso Radoviq, Hadixhe Gjoni dhe Met Gjoni.

Në takim është biseduar për shumë tema me rëndësi për zhvillim të qytetit dhe për potencialet që duhet valorizuar në mënyrë adekvate më qëllim të krijimit të kushteve për rritjen e standardit të qytetarëve të Ulqinit.

Kryetari Cungu shprehu mirënjohjen Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm për aprovimin e planit urbanistik-hapsinorë të Ulqinit në pajtim me objektivat afatgjatë të Komunës së Ulqinit. Ai shtoi që me aprovimin e këtij plani do të hapen mundësitë e reja për investime në qytetin tonë si dhe për mbrojtje afatgjate të hapësirës.  

Nënkryetari i Qeverisë Pazhin tha se për valorizimin e potencialeve të Ulqinit duhet të ekzitojë partneriteti dhe bashkëpunimi i fortë i vetëqeverisjes vendore më atë qendrore. Ai u ndal në veçanti te problemi i ndërtimit të egër dhe pa leje dhe tha se të gjithë duhemi të angazhohemi që kjo dukuri urgjentisht të ndalet. “Qeveria e Malit të Zi do ti ndërmarr të gjitha masat e duhura për ndalimin e ndërtimeve pa leje sepse kjo dukuri në mënyrë të drejtpërdrejtë kërcenon interesin publik dhe sfidon rendin juridik të shtetit” - shtoi nënkryteri i Qeverisë Pazhin.

Në takim unanimisht u ra dakord që ato të cilët kanë ndërtuar për nevoja ekzistenciale dhe ato të cilët në mënyrë brutale kanë shkelur ligjin duke ndërtuar objekte për përfitime materiale nuk do të kenë të njejtin trajtim gjatë procesit të legalizimit.

Poashtu është biseduar edhe për mundësin e thithjës së investimeve të huaja, projekteve të infrastrukturës, furnizimit me ujë, kanalizimit, hapjes së kalimeve të reja kufitare, si dhe projekte të tjera me interes publik për Komunën e Ulqinit.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë