Në bazë të nenit 147 të Ligjit për mediat elektronike (“Fl. Zyr. MZ”, nr. 46/10), nenit 64 të Ligjit për shoqëritë ekonomike (“Fl. Zyr. RMZ”, nr. 6/02), nenit 32, paragrafi 1, pika 18 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fl. Zyr. RMZ”, nr. 42/03, 28/04, 75/05, 13/06 dhe “Fl. Zyr. MZ”, nr. 88/09 dhe 3/10) dhe nenit 42, paragrafi 1, pika 2 të Statutit të Komunës së Ulqinit (“Fl. Zyr. MZ - dispozitat e komunës”, nr. 5/07 dhe 16/11), Kuvendi i Komunës së Ulqinit shpallë

Thirrje publike për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Këshillit të RTUL

Anëtarët e Këshillit zgjedhen nga radhët e ekspertëve të afirmuar nga fushat të cilat janë relevante për kryerjen e veprimtarisë së RTUL gazetari, drejtësi, ekonomi, shkenca teknike, sociologji, marketing, radio difuzion etj. të cilët kanë përgatitjen e lartë shkollore, të cilët janë shtetas të Malit të Zi dhe të cilët e kanë vendbanimin në Ulqin.

Kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të RTUL i propozojnë subjektet me seli në Ulqin, si:

Klubet sportive dhe shërbimet publike nga fusha e sportit, një anëtar;

Shoqëritë ekonomike dhe sipërmarrësit, një anëtar.

Personi i cili është propozuar për anëtar të Këshillit nuk duhet të jetë nga radhët e propozuesit të autorizuar. Propozuesit nga paragrafi 1, pika 1, 2 të këtij neni munden bashkë apo veçmas të propozojnë kandidatin për anëtar të Këshillit. Kandidatët për anëtarë të Këshillit i propozojnë organet kompetente të administrimit të personave juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, në pajtim me statutet e veta.

Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë:

deputetët dhe këshilltarët,

të punësuarit në RTUL,

personat që i zgjedh, emëron Presidenti i Malit të Zi, Kuvendi i Malit të Zi ose Qeveria,

personat e zgjedhur apo emëruar në organet e vetëqeverisjes lokale; funksionarët e partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesive, zëvendësit e tyre, anëtarët e këshillave komunale dhe këshillave ekzekutive komunale, si dhe zyrtarët e tjerë partiakë).

personat të cilët si pronarë të një pjese, aksionarë, anëtarë të organeve drejtuese, anëtarët e organeve mbikëqyrëse, të punësuarit e tj kanë interes në personin juridik, të cilët merren me prodhimin e radio dhe tv programeve, në atë mënyrë që anëtarësia në Këshillë do të mund të sillte deri te konflikti i interesit;

perosnat të cilët janë dënuar me aktevndim të formës së prerë për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, korrupsion, mashtrim, hajni ose vpra të tjera penale, që i bëjnë të padenjë për ushtrimin e funksionit publik, pa marrë parasysh sanksionin e shqiptuar ose janë dënuar me vendim të formës së prerë për ndonjë vepër tjetër penalem e dënim me burg më shumë se gjashtë muaj, në periudhën derisa zgjasin pasojat e dënimit;

personat që janë bashkëshortë të personave të përmendur në pikën 1 dhe 6 të këtij neni ose janë në gjini me ta në linjë juridike, pa marrë parasysh shkallën e farefisnore, në linjë anësore deri në shkallën e dytë dhe shkallën e dytë të farefisnisë nga martesa.

Nëse anëtari i Këshillit ka konflikt interesi në lidhje me vendimmarrjen për çështje nga kompetencat e Këshillit, është i obliguar që për këtë të njoftojë anëtarët e tjerë të Këshillit me qëllim të përjashtimit nga shqyrtimi dhe vendimmarrja për atë çështje.

Nëse anëtari i Këshillit ka marrë pjesë në punimet me ekzistencën e konfliktit të interesit, anëtarët e tjerë të Këshillit janë të obliguar të rishqyrtojnë nxjerrjen e vendimit që mund të shpallin të pavlefshëm.

Anëtar i Këshillit nuk mund të jetë themelues i ofrimit të AVM shërbimeve, ose në ndonjë mënyrë tjetër merr pjesë së parashtrues i kërkesës për marrjen e lejes për ofrimin e AVM shërbimeve në afat prej 12 muajsh nga pushimi i mandatit.

Me propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni dorëzohen:

Dëshmia që kandidati i propozuar është shtetas i Malit të Zi dhe që e ka vendbanimin në Ulqin;

Dhëminë për përgatitjen profesionale të kandidatit dhe

Deklarata e kandidatit të propozuar për pranimin e kandaturës dhe që nuk ka pengesa nga neni 26 i këtij Vendimi për emërimin e tij për anëtar të Këshillit.

Afati për dorëzimin e propozimeve për emërimin e anëtarëve të Këshillit fillon nga dita e

shpalljes së Thirrjes publike nga neni 30 i këtij Vendimi dhe zgjatën 15 ditë nga dita e publikimit. Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit është i obliguar që në afat prej 8 ditësh nga dita e skadimit të afatit për propozimin e anëtarëve të Këshillit, të publikojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit. Këshilli për zgjedhje dhe emërime është i obliguar që në afat prej 15 ditësh nga dita e skadimit të afatit për propozimin e anëtarëve të Këshillit, të konfirmojë propozim listën për emërimin e Këshillit.

Propozimet për emërim dorëzohen në zarf të mbyllur në Byronë e qytetarëve të Komunës së Ulqinit, me shënimin “Propozim për anëtar të Këshillit të RTUL”. Nëse propozuesit propozojnë kandidatin e njëjtë, propozimin e përbashkët mund ta dorëzojnë në një zarf të mbyllur. Konkursi do të publikohet në servisin publik dhe së paku dy gazeta ditore dhe në web sajtin zyrtar të Komunës së Ulqinit http://www.opstinaulcinj.com

KRYETARI I KËRSHILLIT

ARDIJAN MAVRIQ

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Të nderuar qytetarë, Të dashur dashamirës të sportit, Ndihem jashtëzakonisht krenar që një ëndërr brezash, me përkushtim të madh, qasje serioze dhe mbështetjen e partnerëve, po bëhet realitet. Me këtë, po hapim ...

Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në Ulqin është shënuar Dita e Evropës - 9 maji me programin kulturor të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, të cilin Komuna e Ulqinit e realizoi përmes projektit GIFTSnet të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të ...

Urime Dita e Evropës

Urime Dita e Evropës

Sot, në Ditën e Evropës dua të uroj përzëmërsisht të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilët prej kohësh kanë përqafuar dhe mishëruar vlerat evropiane. Uroj që Mali i Zi sa më parë të përbushë ...

Përfundon realizimi i projektit për Zyrën e Informacionit në Shas

Përfundon realizimi i projektit për Zyrën e Informacionit në Shas

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, në qytetin e vjetër të Shasit, Komuna e Ulqinit ka përfunduar punimet për ndërtimin e Zyrës së Informacionit, e cila shoqërohet me infrastrukturë përcjellëse ...

Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Komuna e Ulqinit shpreh shqetësim serioz për gjendjen alarmante të plazheve në prag të fillimit të sezonit turistik. Duke pasur parasysh se plazhet janë një nga burimet më të rëndësishme turistike, është e papranueshme që ...

Njoftim publik për përgatitjet para sezonit turistik

Njoftim publik për përgatitjet para sezonit turistik

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik 2025, njofton qytetarët, ndërmarrjet ndërtimore dhe subjektet e tjera të interesuara si vijon:   1. Leje e veçantë për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë