Furnizim më i mirë me ujë këtë sezon

Sot në mënyrë solemne u bë dorëzimi i donacionit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim - TIKA për NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

Në pyetje është pompa për ujë me kapacitet 35 litra në sekond, e cila është montuar në burimin e Klleznës.

Me këtë rast përshëndetën kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Koordinatori i TIKË-s Ahmet Alltun.

Kryetari i Ulqinit iu falenderua Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim për këtë dhe të tërë donacionet e tjera që TIKA i ka dhënë Ulqinit.

“Burimet e Klleznës janë të një rëndësie të veçantë në të gjithë sistemin e furnizimit të qytetit me ujë,veçmas gjatë sezonit turistik kur kërkesat janë shumë më të mëdha sesa në periudhën e dimrit. Në objektin ku është montuar pompa nuk është investuar prej dekadash, andaj si pasojë e kësaj jo rrallë herë ka ardhur deri tek ndërprerja e furnizim me ujë në disa zona përfshirë dhe qendrën e qytetit. Instalimi i pompës së re do të sigurojë një furnizim normal” - tha në fjalën e tij kryetari Cungu i cili i shprehu falenderime përfaqësuesve të TIKË-s  për këtë investim dhe investimin e paralajmëruar në restaurimin e Xhamisë së Namazgjahit dhe Hamamit të Pashës.

Nga ana tjetër Koordinatori i TIKË-s Ahmet Alltun tha se kjo Agjenci do të vazhdojë të përkrahë dhe projekte të tjerë në Komunën e Ulqinit dhe në komuna të tjera në malin e Zi. Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit ishte i pranishëm dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Malin e Zi Serhat Galip. Vlera e pompës së ujit është 20.000 euro.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë