Në organizim të Ministrisë për  cështje  evropiane dhe Komunës së Ulqinit sot u shënua -9 maji Dita e Evropës. Fillimisht kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  organizuan një pritje  për Ministrin Aleksandar Andrija  Pejoviq ,përfaqsuesin  e Delegacionit  të BE-së në Mal të Zi  Andre Lis  dhe kryetarin  e Lëvizjes  Evropiane në Mal të Zi Momcillo Radulloviq .Këtu,Arsllan Hajdinaga  bëri një prezantim  të Zyrës  për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Ai foli për  projektet e realizuara dhe ata që priten të realizohen. Ndërkaq në sallën e Kuvendit Asllan Llunji në cilësinë e moderatorit udhëhoqi  debatin  publik,,Dita e Evropës në Ulqin-ideja  evropiane  në vepër  në mal të Zi,,ku folën Kryetari Cungu, Ministri  Pejoviq, përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Mal të Zi Andre Lis dhe kryetari i leviyjes  Evropiane  në Mal të Zi Momcillo Radulloviq. Këta u pergjigjen edhe në pyetjet  e te pranishmëve . Ndërkaq  në Qendrën për kulturë  u organizua një program  i pasur kulturo artistik, dhe gara  e  nxënësve të talentuar në pikturë nga shkollat fillore. Delegacioni nga Podgorica në shoqërinë të zyrtarëve komunal vizituan  dhe ndërmarrjen e sukseshme  në qytetin tonë Euroflex.   

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë