Komuna e Ulqinit fillon një sërë aksionesh në asgjësimin e mushkonjave

Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mrojtëje të ambinetit në kuadër të masave të rritjes dhe sigurimit të cilësisë për sezonin turistik ka zhvilluar aksionin e asgjësimit të mushkonjave në gjithë territorin e komunës së Ulqinit. Akcioni është përqëndruar në lokalitetet nga Ada në Bunë, përgjatë gjitha lagjeve të Shtojit deri të Reçi, Plazhi i Madh, hapësira që përfshinë kompleksin e hoteleve të “Rivierës së Ulqinit”, Kanalin Port Milena, hapësirat përgjatë kanalit të Kripores deri te moli i Gjeranave, Gjerana 1 dhe 2, Bulevardi Teuta, kanali i Braticës, hapësira në Fushë të Ulqinit, Kodrat, rruga “Nëna Terezë”, Bul. “Sami Frashëri”, lokaliteti Totoshi, hapësira përgjatë rrugës nga ndërmarrja Lali Commerce drejtë Kollomzës deri te Ura e Sarajit, Pistull e Zogaj përgjatë rrugës deri te rrethrrotullimi te ndërmarrja Komunale, Rruga “Kosova”, Pinjeshi, shetitorja në Ranë deri te hoteli Albatros, Meteriz,Lagja Mahalla e Re, rruga për Valdanos dhe në Valdanos, qendra e qytetit, Bulevardi Gj.K.Skenderbeu dhe lokaliteti Mali i Bardhë.

Stërpikja është bërë me metodën e tymosjes me preparatin DELTAMETHRIN 2,5EC nga ana e Ndërmarrjes sanitare - ekologjike DISSAN nga Podgorica. Ky ka qenë trajtimi i tretë,ndërkohë që me kontratë parashihet që të realizohen  dhe katër  trajtime të reja.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë