Pjesëmarrësit e ,,Kalimerës poetike,,takohen me kryetarin e Ulqinit

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti pjesëmarrësit e manifestimit ,,Kalimera poetike,,shkrimtarët  e  mirënjohur  Bashkim Shehu, dhe Jusuf Buxhovi,  piktoren Majlinda Kelmendi ,publicistin  dhe përkthuesin Ben Andoni  të cilët shoqëroheshin nga Kryetari i Artclubit Ismet Kallaba.Z. Cungu duke i uruar mirëseardhje ,shprehu kënaqësi  që takohej me personalite  të artit e të kulturës  të cmuar dhe të vlerësuar jo vetëm në kulturën shqiptare por edhe më gjërë. Mysafirët ,falenderuan Art Clubin për idenë e ,,Kalimerës poetike,,që është me interes për cdo metropol dhe për shijet e mira që nata e parë la tek publiku.Ata, thanë se organizimi i  aktiviteteve të këtij lloji  është me interes të vecantë për të shpalosur  vlerat tona. Ne kemi  një trashëgimi  dhe pasuri dhe kemi se cfarë të ofrojmë Me aktivitete të këtij lloji  ne ruajmë individualitetin tonë u tha në takim. Në një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore u prekën dhe tema të tjera me interes .Shkrimtari dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi në shenjë mirënjohjeje  i dhuroi kryetarit Cungu  Historinë e Kosovës, në pesë  tome , një vepër monumentale  që flet për  historinë e Kosovës  nga antikiteti  mesjeta  deri në ditët tona.     

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë