Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i bujqësise dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq

Nënkryetari  i Qeverisë dhe  Ministër i bujqësisë  dhe zhvillimit  rural  Millutin Simoviq me bashkëpunëtor qëndroi për vizitë zyrtare  në Ulqinë

Ai u prit nga  kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim  që kishte karakter  pune  u analizuan  aktivitetet  e përbashkëta  dhe  u dakorduan investime  të reja  thithje fondesh  etj  në interes të komunës së Ulqinit.

Sipas nënkryetarit të Qeverisë  komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen  e plotë  në zgjidhjen  e ceshtjeve  të rëndësishme  nga lëmi i bujqësisë,ekonomisë së ujrave etj.

Pas takimit që  u mbajt  në kabinetin e kryetarit Cungu , Ministri i Bujqësisë  dhe bashkëpunëtorët e tij  në shoqërinë e zyrtarëve komunal vizituan  disa objekte ku punimet  janë në përfundim e sipër, sic është pazari i  peshkut, projekt që realizohet  në partneritet me komunën ,Ministrinë e Bujqësisë dhe Ambasadën e Mbretërisë Norvegjeze  dhe që ka një kosto  mbi 40,000 euro.Me realizimin e këtij projekti Ulqini  do  të pajiset me një  treg modern  per  shitjen e peshkut  konformë standarteve evropiane. Pas kësaj u  vizitua  Kanali Port milena , një problem  i vjetër ekologjik për qytetin e Ulqinit, ku  pritet një investim prej 450.00 mijë euro mjete  këto  të siguruara  nga  ana e Tikës.Ky projekt është  i një rëndësie të vecantë  për  peshkimin dhe peshkatarët e Ulqinit .Mysafirët  vizituan   dhe  pjesën e djathtë  të Lumit Buna ku po zhvillohen punime   ne zgjerimin e shtatit të Bunës .Dihet që pas masave që ka ndërmarrë komuna pas mbylljes së saj  në bashkëpunim me  Drejtorinë e ujrave  është përmirësuar dukshem rrjedha  e Lumit Buna , por edhe në të ardhmen  pritet thellimi i shtratit dhe sanimi  në kuadër te thirjes publike  që e  ka shpallur Drejtoria e ujrave. Në bazë të thirjes publike, kompania ,,Cijevna komerc,,  është  zgjedhur si  ofertuesi më  i mirë  dhe  pritet që në periudhën e ardheshme të ndërmarë masa urgjente  e  për këto nevoja janë ndarë 400,000 euro për këtë vit. Kompania në fjalë  do të jetë e angazhuar  në mirëmbajtjen  e shtaratit të Bunës  edhe në vitin e ardhëshëm. Kryetari i Komunës Nazif Cungu theksoi se probleme  të kësaj natyre nuk duhet që të  përsëriten  në te ardhmen .Në fund  të vizitës  në lokalitetin e Shasit  u nënshkrua  marëveshtja  për dhënijen me qira të tokës bujqësore, një sipërfaqe prej  69 hektarësh   për  15 vjet kompanisë Voli  Në këtë mënyrë do të valorizohet  toka bujqësore  në  teritorin e komunës së Ulqinit.  Iniciativën për  realizimin e këtij  projekti e ka  ndërmarë  Komuna e Ulqinit bazuar në interesimin e investitorëve. Kryetari Cungu tha se  ndjen kënaqësi kur investohet në bujqësi .Kompania Voli  do të kontribuojë që të zvogëlohet  importi i prodhimeve  bujqësore e në të ardhmen  pritet që prodhimet  e prodhuara në teritorin e Ulqinit  të eksportohen në vendet  e rajonit dhe në ata të bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit  njëherit  folën edhe për  thirjes e tjera publike qe  planifikohen  për dhënije me afat të gjatë  në shfrytëzim  të tokës bujqësore  sic  është  ajo në Malin e Brisë dhe në lokalitete të tjera në Ulqin.   

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë