Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit  “MTEL” Sh.p.k., ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin: Stacioni i telefonisë mobile “UL 19 - Meteriz“ Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është 19.01.2018 (e premte).

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë