Komuna e Ulqinit dhe kompania hoteleriere Karisma Hotels Adriatic Montenegro do të organizojnë Career Day në Ulqin për të gjithë të qytetarët e Ulqit të cilët dëshirojnë të punësohen në këtë kompani me renome botëror. Karisma Career Day do të mbahet më 2 shkurt 2018 në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Ulqinit, në orën 10:00.
 
Siç është kumtuar më heret nga Karisma Hotels Adriatic Montenegro, për fazën e pare Holiday Village Montenegro në Plazhin e Madh, me kapacitet 257 dhoma, kjo kompani ka nevojë për rreth 200 të punësuar të profileve të ndryeshme. Sipas fjalëve të përfaqësuesve të kësaj kompanie të gjitha pozicionet e punës janë të hapura nga ato fillestare deri tek ato udhëheqëse. Është interesant të përmendet që për shumicën e profileve nuk kërkohet përvojë pune sepse do të organizohen trainime në ambijentet e vetë kompanisë. Prezantimi do të jetë intereraktiv, ku qytetarëve të interesuar do t’i prezantohen informatat lidhur me kërkesën për punësim, profilet e duhura, niveli i arsimit, kohëzgjatja e kontratës se punës, mundësitë për trainim, kushtet financiare dhe të dhënat të tjera në mënyrë që qytetarët të informohen mirë dhe te parashtrojne pyetje. Poashtu, qytetarët do të kenë mundësi të dorëzojnë CV e tyre.
 
Karisma Hotels Adriatic Montenegro është njëra nga grupacionet hoteliere me rritje më  te shpejtë në rajon. Fuqia e brendit të Karismës përmbahet në kualitetin e më shumë se 10.000 të punësuarëve  në 7 shtete te botës, përfshirë dhe Malin e Zi. Karisma është bartëse e çmimit prestigjoz për marrëdhëniet e punës “Great Place To Work”, ceftifikatë e cila ndahet nga trupi i cili i përcjell rrjedhat turistike në botë për më shumë se 40 vjet, me çgjë konfirmohet statusi i Karismës si një ndër punëdhësit kryesor në hotelieri dhe turizmën në nivelin global.  

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë