Në Ulqin qëndroi për vizitë Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi,Ridiem Kurtezi u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai fillimisht falenderoi për pritjen dhe i përcolli  përshëndetjet e autoriteteve shqiptare. Vlerësoi lartë marrëdhënijet midis dy shteteve që mund të shërbejnë si shëmbull.U ndal tek  ndihmesa e faktorit shqiptarë në Mal të Zi në sforcimin e këtyre marrëdhënijeve ,por dhe tek  ndihma e tyre konstruktive  në qeverisjen e lartë  apo në çështjet madhore për shtetin e Malit të Zi. Ndërkaq , kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi duke i uruar suksese në misionin e tij , njoftoi Ambasadorin Kurtezi  me funksionimin e pushtetit vendorë ,me projektet që janë në realizim e sipër në Komunën e Ulqinit dhe ata që  priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë me ndihmën e Qeverisë .Në takim u fol edhe për  angazhimin e  dy vendeve në thithjen e  mjeteve të Bashkimit Evropian dhe realizimin e projekteve të përbashkëta. Krahas kësaj vend i vecante iu kushtua bashkëpunimit në fushën e kulturës, artit dhe sportit.Në takim folën dhe nënkryetarët e komunës Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë