Kryetari  i Komunës së Ulqinit, ka miratuar Përfundiminq numer 01-214/18 prej 01.06.2018., për përcaktimin e draft vendimit  mbi tarifat për shfrytëzimin e rrugëve komunale dhe të pa kategorizuara, në teritorin e  Komunës së Ulqinit, dhe draft vendimi të vëhet në diskutim publik, ku obligoi Sekretarijatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambijentit, ne bazë të Ligjit për vetqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e MZ”, dispozitat, nr.02/18) të përpiloj programin e diskutimit publik.

Drafti i perpilur vëhet në

D I S K U T I M   P U B L I K

Në bazë të Draft Vendimit të cekur  Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit të Komunës se Ulqinit organizon  mbajtjen e diskutimit publik.

Diskutimi publik do të mbahet  nga 13.11.2018 deri me datën 28.11.2018.

Draft  Vendimi do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit, në formë të shtypur dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët e interesuar, në hapësirat e Sekretarijatit në zyrën 75 në katin e parë.

Seanca qendrore  e Diskutimit publik do të mbahet të premten me datën 23.11. 2018,  ne ora 11.00 në ndertesën e organeve lokale të Komunës se Ulqinit.

Programi i mbajtjes së diskutimit publik për Draft - Vendimin ,do të jetë i shpallur ne web faqen e Komunës së Ulqinit www.komunaulqin.com dhe nëpermjet mediave.

Ne ftojmë qytetarët, institucionet profesionale, autoritetet e interesuara, shoqëritë civile dhe të tjerët  për të marrë pjesë në diskutimin publik.

Pas përfundimit të diskutimit, Sekretariati do të përgatisë një raport mbi diskutimin publik me vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në të gjitha fazat e vendimmarrjes, si dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual.

Komentet, sugjerimet dhe propozimet duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme:

 Sekretariati për Shërbime dhe mbrojtjen e mjedisit, (arkivat e komunës), ose me e-mail

mustafa.gorana@ul-gov.me

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit, do të shqyrtojë vërejtjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në diskutimin publik, pas të cilit do të hartojë një raport në publik, në të gjitha fazat e diskutimit publik dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual, i cili do të jetë në dispozicion të publikut përmes faqes së specifikuar të Komunës së Ulqinit dhe të jetë një pjesë integrale e materialeve për seancën e Kuvendit.

Nr.:06 - 1151/18-2                            

Ulqin  13.11.2018

SEKRETARIJATI PËR VEPRIMTARI KOMUNALE 

DHE MBROJTJEN E AMBIJENTIT                                        

S E K R E T A R

 Mustafa Gorana, dipl.ing.maš

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë