Konferencë për multikulturalizmin dhe praktikat e artit bashkohor

Në Ulqin nga data 4-6 dhjetor në organizim  të Fondacionit  Konrad Adenauer Stiftung  dhe  Shoqatës IACT në hotelin ,,Pallati Venezia,, do të mbahet Konferenca  me karakter rejonal

Forca  e kulturës

Multikulturalizmi dhe  praktika në artin bashkohorë:

etnizimi apo interakcioni?

Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës  së Ulqinit Loro Nrekiqi pati me përfaqësuesen e Fondacionit Konrad Adenauer Sanija Shlivançanin. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan që Ulqini është vend  ideal për mbajtjen e një takimi  të këtij lloji  pasi është i njohur jo vetëm në Malin e Zi por edhe më gjërë për  multikulturalizmin dhe multikonfesionalizmin .

Organizatori ka  paraparë që në ditën e parë  të takimit  të mbahet  një mbrëmje letrare  ku shkrimtari i njohur Andrej Nikollaidis do të moderojë takimin me  shkrimtarin e njohur Llasko Vegel nga Serbia. 

Hapjen e Konferencës do ta përshëndesin  personalitete  të larta  të organeve rrepublikane, komunale dhe  Drejtori i Fondacionit. 

Në panelin  Politika  publike  dhe multikulturalizmi  do të flasin të ftuarit nga  Ministria e kulturës, ajo , për të Drejtat e Njeriut, Zyra  e UNESKO-s Instituti Goethe me seli në Beograd dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake  të Malit të Zi, Ne oret e  mbrëmjes  është paraparë program kulturorë.

Më  datën 6 dhjetor  të ftuar nga vende të ndryshme të rajonit do të  ligjerojnë në temën Praktika  artistike dhe multikulturalizmi. 

Në pjesën e dytë për këtë temë  do të flasin  Drejtori i Muzeut Nacional të Fotografisë Marubi nga Shkodra dhe Docenti  në Fakultetin  e artit dramatik nga Cetinja . Moderator do të jetë prof. janko Lumoviq.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Urime Dita e Pavarësisë

Urime Dita e Pavarësisë

Me rastin e 21 Majit - Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta në emër të Komunës sonë dhe në emrin tim personal. Kjo ditë ...

Në Ulqin nisën Lojrat Olimpike Ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Në Ulqin nisën Lojrat Olimpike Ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Në palestrën e shkollës fillore Marshall Tito, nisën Lojrat Olimpike ndërkombëtare për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuar. Në këtë takim ishin të ftuar zyrtarë republikan,  Kryetarja e Kuvendit ...

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ulqinit dhe Hanit të Elezit

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ulqinit dhe Hanit të Elezit

Një delegacion i Komunës nga Hani i Elezit kryesuar nga Kryetari Mehmet Ballazhi qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin. Ata u pritën nga Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u diskutuan përvojat ...

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi mbi transformimin digjital të vetëqeverisjes lokale

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi mbi transformimin digjital të vetëqeverisjes lokale

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, konkretisht znj. Nina Blazhiq, ushtruese detyre e drejtoreshës së Drejtorisë ...

Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Të nderuar të pranishëm, Përfaqësues të medjave,  Ju përshëndes dhe ju falenderoj që jeni përgjigjur ftesës tonë. Ju, jeni ata që më përsëafrmi gjatë këtyre javëve keni përcjellur dhe ...

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Të nderuar qytetarë, Të dashur dashamirës të sportit, Ndihem jashtëzakonisht krenar që një ëndërr brezash, me përkushtim të madh, qasje serioze dhe mbështetjen e partnerëve, po bëhet realitet. Me këtë, po hapim ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë