Në bazë të nenit 7, 8, 9, 10 dhe 11 Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e alokimit të mjeteve për organizatat joqeveritare („Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 42/18), 

KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT

S h p a l l ë

KONKURS PUBLIK

PËR ORGANIZATAT JOQEVRITARE TË CILAT VEPROJNË 

NË NJË FUSHË TË CAKTUAR PRIORITARE ME INTERES PUBLIK PËR PROPOZIMIN E ANËTARIT TË KOMISIONIT PËR ALOKIMIN E MJETEVE PËR PROJEKTET E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE PËR VITIN 2019 

    Kandidatin për anëtar të Komisionit mund ta propozojë Organizata joqevritare e regjistruar në Mal të Zi me seli në Komunën e Ulqinit, e cila i plotëson këto:

që është e regjistruar në regjistrin e organizatave joqeveritare, së paku një vita para publikimit të thirrjes publike;
të ketë selinë në territorin e Komunës;
që në vitin paraprak ka realizuar një ose më shumë projekte, ose ka marrë pjesë së paku në një fushatë, ose ka realizuar së paku dy aksione të njëhershme;
që më shumë se gjysmën e anëtaarëve të organeve udhëheqëse të organizatës joqeveritare nuk janë anëtarë të partive politike, funksionarë publikë,nëpunës ose zyrtarë shtetërorë ose lokalë, udhëëheqës ose të punësuar në institucione publike dhe shoqësi ekonomike themelues i të cilave është shteti ose komuna.

Organizata joqeveritare me propozimin e kandidatit duhet të ë sa vijon:

kopjen e aktvendimit të regjistrimit në regjistrin e organit të administratës shtetërore kompetent për regjistrim dhe udhëheqjen e evidencës për organizatat joqeveritare;
kopjen e Statutit të organizatës;
dëshminë për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në vitin paraprak: kontratën për financim, broshurat, fletushkat, fletëpalosjet, artikujt e gazetave e tjerë;
deklaratën e personit të autorizuar për përfaqësim dhe paraqitje të organizatës joqeveritare që në organin udhëheqës të organizatës joqeveritare shumicën nuk e përbëjnë anëtarët e partive politike, funksionarët publikë, nëpunësit ose zyrtarët shtetërorë ose lokalë, udhëheqës ose të punësuar në institucione publike dhe shoqësi ekonomike themelues i të cilave është Shteti ose Komuna.

Duke u bazuar në kushtet e sipërpërmendura Organizata joqeveritare e cila propozon kandidatin për anëtar të Komisionit, duhet që për kandidatin të dorëzojë sa vijon:

fotokopjen e vërtetuar të letërnjoftimit;
biografinë e kandidatit me të dhënat që ka përvojë në shkrimin dhe realizimin e projekteve;
deklaratën e kandidatit që nuk është anëtar i partive politike, funksionar publik, nëpunës ose zyrtar shtetëror ose lokal, udhëheqës ose i punësuar në institucione publike ose shoqësi ekonomike themelues i të cilave është Shteti ose Komuna dhe
deklaratën e kaandidatit që e pranon kandidaturën për anëtar të Komisionit.

Kandidat i organizatës joqeveritare për anëtar i Komisionit mund të jetë personi i cili:

ka shtetësinë e Malit të Zi;
ka vendbanimin në territorin e Komunës;
ka përvojë në shkrimin dhe realizimin e projekteve;
nuk është anëtar i partive politike, funksionar publik, nëpunës ose zyrtar shtetëror ose lokal, udhëheqës ose i punësuar në institucione publike ose shoqësi ekonomike themelues i të cilave është Shteti ose Komuna.

Aplikimet në konkurs me dokumentacionin përcjellës dorëzohen në zarf të mbyllur direk në Byronë e qytetarëve ose me postë në adresën: Komuna e Ulqinit, Kabineti i Kryetarit.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Komunës së Ulqinit dhe në tabelën e shpalljeve përfundimisht me datën 25. 02. 2019. 

Aplikimet e paplota dhe jashtë kohës së caktuar nuk do të shqyrtohen.

Informatat për të gjitha çështjet me rëndësi për të marrë pjesë në konkurs mund të merren çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në orën 14:00 në zyrën nr. 119 të Këshilltares së pavarur për OJQ - të etj. personi për kontakt: Mirjeta Gjoni dhe Aleksandra Çagjenoviq ose përmes e-mailit: social@ul-gov.me. 

KOMUNA E ULQINIT

KRYETARI I KOMUNËS

Loro Nrekiq

 

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë