Së shpejti fushatë  publike  për paraqitjen e mysafirëve dhe  shlyerjen e obligimeve të qytetarëve

Në iniciativë të  Drejtorisë së tatimeve, Ministrisë  së zhvillimit të qëndrueshëm  dhe përkrahjes së Qeverisë  së Mbretërisë së Bashkuar , në Komunë u organizua  takimi me  përfaqësuesit e strukturave udhëheqëse komunale, Drejtorisë së Tatimeve   dhe Organizatës turistike. Përfaësuesja  e Mbretërisë së bashkuar  Eshli Vinter , dëgjoi  vërejtjet e shumta  që parashtruan të pranishmit përsa i përket dhënijes së lejeve  për ofrimin e  shërbimeve hoteliere,  paraqitjes së mysafirëve, vjeljes së taksë banimit dhe mosparaqitjes së tyre nga ana e qiradhënësve. Takimi i sotëm u tha se  ka për qëllim  organizimin e fushatës për rritjen e  vetëdijes së opinionit  publik për  rëndësinë  e afarizmit të  veprimtarisë  së turizmit si  degë  e zhvillimit strategjik të ekonomisë së Malit të Zi dhe se  qëndrushmëria e financave  në nivelin  lokal  dhe nacional  mvaret  nga  efekti i  grumbullimit të  mjeteve nga  kjo degë ekonomike.Pritet që  mjaft nga  verejtjet e dëgjuara dhe propozimet të  gjenden në raportin final  që do të hartojë zonja Vinter.Ajo, solli përvojën nga Mbretëria e Bashkuar në këtë fushë. Mysafirët fillimisht u pritën nga kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi.    

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë