Vizitë  e Ministrit  të Punës dhe Mirëqenies  Sociale

Në Ulqin qëndroi  për vizitë pune Ministri i Punës dhe  Mirëqenies sociale  Kemal Purishiq . Në takimin me kryetarin e komunës Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij  u bë fjalë për  problemet sociale , mundësinë  e  bashkëpunimit intensiv  ndërmjet  administratës lokale  dhe  Ministrisë  në fjalë me qëllim  të arritjes së  rezultateve sa më të mira  për  qytetarët të cilët janë  shfrytëzues  të shërbimeve  të Qendrës sociale  dhe kategorive te rrezikuara si  dhe për mekanizmat që bashkëpunimi të  rritet në nivel edhe më të lartë. Bashkëbiseduesit  theksuan  nevojën e  bashkëpunimit  me qëllim  të arritjes së  efekteve sa më të mëdha  për ofrimin e  ndihmës sociale  dhe përkujdesjes .U fol për mundësinë e  punësimit të personave me invaliditet, për hapjen e një Qendre për të moshuarit pa përkrahje, por dhe per mbeshtetjen e  hapjes së një  guzhine popullore.Në takim  u fol po ashtu  për  skamnorët dhe lypsat  të cilët janë të shumtë në numër gjatë stinës së verës ,por dhe për  çështje të tjera që janë në kopetenca të kësaj ministrie. Në kuadër të  vizitës  Ministri Purishiq , Drejtori i Fondit  të Pensionistëve dhe sigurimeve  invalidore  Dushan  Peroviq  dhe zyrtari  për çështje sociale Kushevija të shoqëruar  nga Kryetari i Komunës  vizituan  Qendrën për punë sociale , Qendrën  ditore  për fëmijë me pengesa  dhe vështirësi  në zhvillim  ,,Sirena,, dhe  Pushimoren e  pensionistëve që  është  duke u rekonstruuar dhe zgjeruar .Ata patën rast  që të njihen më përsëafrmi me  punën  e këtyre institucioneve
 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë