I/E nderuar këshilltar/e, 

Ju lajmëroj që vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit e nisur më 29.05.2019, do të mbahet më 08 qershor 2019 me fillim në orën 10.30.      

R e n d i    i    d i t ë s 

    - Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Parë e seancës së Parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 18 mars 2019, 

  1. √ Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
  2. √ Shqyrtimi i Raportit të punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018, 
  3. Informata mbi lëndën K-1
  4. Propozim vendimi për ndërrimin dhe plotësimin e Vendimit për të Ardhurat e Nëpunësve në Komunën e Ulqinit, 
  5. Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore,
  6. Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
  7. Propozim vendimi për rendin komunal, 
  8. Propozim vendimi i kompensimit për shfrytëzimin e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara në territorin e komunës së Ulqinit, 
  9. Propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit
  10. Propozim vendimi për besimin e administrimit të hapsirave publike për parkimin e automjeteve, SHPK-së „Parking servis“ Ulqin,
  11. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në Çmimoren e shërbimeve të SHPK ,,Parking Servisi“ Ulqin,
  12. Propozim vendimi për plotësimin e Vendimit për vendparkimet publike në teritorin e Komunës së Ulqinit,
  13. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e Institucionit Publik Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj „Ulqin“,  
  14. Propozim vendimi për orarin e punës, 
  15. Programi për rregullimin e hapsirës për vitin 2019 dhe Plotësimi i këtij programi,  
  16. Propozim Përfundimi për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës për vitin 2018  së NP për Ruajtjen, Kultivimin dhe Mbrojten e Egërsirave „Ulqini“, 
  17. Propozim vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2019,
  18. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për tatim në patundshmëri,
  19. Propozim vendimi për taksat komunale,
  20. Propozim vendimi për kompletimin e parcelës urbanistike nr.227 nga PDU Ulqin për lokalitetin Rana për Damjanoviq Ljubomir,
  21. Propozim vendimi për kalimin e të drejtës së pronësisë Qeverisë së Malit të Zi të lokalitetit „Mavrian“,
  22. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 134/18 - Albert Kastrati dhe tj. nga Ulqini dhe, 
  23. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 223/18 - Popoviq Shaban dhe tj. nga Ulqini.
  24. Propozim vendimi për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”
  25. Propozim vendimi për kalimin e drejtës së ndërtimit Komesariatit Sindikal Ulqin
  26. Draft Statuti i Komunës së Ulqinit. 
  27. Propozim vendimi për lirimin nga obligimi i pagesës së kompensimit  për pajim komunal të tokës ndërtimore për Degën e Sindikatës Komunale Ulqin,  
  28. Informata për ndërtimet në Pyllin e Pishave në Ulqin.

 

KRYETARI,

Dr. Ilir Çapuni, d.v.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë