Në prezencën e ambasadorëve të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, firmoset vendimi historik për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit"

Sot, në prezencën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegut, ministrit të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Pavlle Radulloviq, shkëlqesisë së saj ambasadores së Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp, shkëlqesisë së tij ambasadorit të Republikës së Gjermanisë në Mal të Zi Dr. Robert Veber, ndihmës ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sekretarit gjeneral të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Sasha Radulloviq, drejtoreshës gjenerale të Drejtorisë për Ambientin Jetësor Ivana Vojinoviq, kryetarit Loro Nrekiq, nënkryetares Hadixha Gjoni, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni firmosi Vendimin për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”, e cila u miratua në Kuvendin Komunal më 26 qershor 2019. 

Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Kuvendit z. Ilir Çapuni kujtoi të pranishmit historikut e këtij vendimit nga momenti kur ajo ishte vetëm kërkesë programore e disa partive politike shqiptare për të vijuar me miratimin e Planit Hapsinor në Parlamentin e Malit të Zi me të cilin kjo zonë mbrohet, e deri te përpilimi i këtij vendimi nga komisioni 13 anëtarësh dhe miratimit i tij në Kuvendin Komunal. 

Në fund kryetari në veçanti përshëndeti këshilltarët e Kuvendit Komunal për rolin konstruktiv gjatë tërë këtij procesi, komisionin, Qendrën për Mbrojtjen e Zogjve dhe shoqatat e tjera të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar dhe kanë vulosur një pakt për të ardhmen e Kripores. 

Së fundmi Çapuni shtoi se ky vendim e bën Kriporen një hapësirë unike, me simbolikë unike, që na mundëson që ardhmërisë dhe fëmijëve tanë t’i flasim me buzëqeshje dhe kokëlartë. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë