‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare’’ bashkon Komunat shqiptare të rajonit.

‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme  në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes komunave/bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm nga kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit ishin Artan Osmani dhe Arsllan Hajdinaga si dhe përfaqësuesit e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të  Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë , nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi  si dhe në drejtimin e  drejtoreshës  së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë  për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union  do të ndikojë drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në bashkitë e komunat shqiptare! Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vu tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontriubuar në fushë të kulturës, sportit, trashgimisë kulutore, turizmit, urbanistikës etj.
“Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’’ do të unifikojë në veprimet e njësive vendore anëtare dhe do t'i prezantojë ato në nivel rajonal, vendor, qëndëror dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu u vendos që vitin e ardhshëm në kuadër edhe të 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet,  gama e veprimtarive dhe ngjarjeve me karakter kombëtar dhe bashkëpunues të kenë si kryefjalë Tiranën. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë