Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale („Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018 dhe 34/2019), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit („Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),              

THËRRAS  MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT  TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozojë këtë

R e n d  d i t e :

            - Miratimin i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 28.10.2019 dhe i seancave të jashtëzakonshme të mbajtura me 28.10.2019 dhe 31.10.2019.

  1. Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
  2. Propozim Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020,
  3. Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2020,
  4. Informatë mbi dëmin e shkaktuar nga zjarri në Ullishtën e vjetër në Ulqin,
  5. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në vendimin e Kryetarit të Komunës nr. 01-374/19 dhe 01-375/19 të datës 29.11.2019 për ndarjen e ndihmës financiare dhe në mall, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
  6. Propozim Vendimi për Ngritjen e Përmendores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut,
  7. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit lokal të aksionit për arritjen e barazisë gjinore në Komunën e Ulqinit,
  8. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit lokal për inkluzionin e Romëve dhe Egjiptianëve për periudhën 2020-2023 në Komunën e Ulqinit,
  9. Propozim Vendimi për transportin e auto-taksive në territorin e komunës së Ulqinit,
  10. Propozim Vendimi për linjat publike të transportit të udhëtarëve në trafikun urban dhe periferik në territorin e Komunës së Ulqinit,
  11. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Statutin e SHPK „Ujësjellës dhe kanalizim”,
  12. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotesimet e vendimit për përcaktimin e kompensimit për rregullimin, shfrytëzimin dhe shfrytëzimin e përkohëshëm të tokës në pajtim me Planin e objekteve të përkohëshme dhe
  13. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për kalimin e të drejtës së pronësisë.

Mbledhja do të mbahet të hënën më 23.12.2019 ( e hënë ), me fillim në ora 11:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

 

KRYETARI,

 Dr. Ilir Çapuni, d.v.

 

Materiali per mbledhjen e Dytë të seancës së Dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit:

http://www.ul-gov.me/Mbledhja-e-Dyt-e-seancs-s-Dyt-t/4688/Materiali-pr-mbledhjen-e-Dyt-t-seancs-s.shtml

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë