Ambasadori I Republikës Federale të Gjermanisë vizitoi Ulqinin
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha  zhvilluan  një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Podgorice Dr. Robert Veber.  Kryetari, Nrekiq  e  njoftoi  ambasadorin gjerman me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit  dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e komunes në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve  Kryetari u ndal veçanërisht në sektorin ekonomik ku është shprehur se Ulqini me një zhvillim të hovshëm mund të shëndrrohet në një qytet të rëndësishëm për ekonominë e vendit Nrekiq  veçmas është ndalur edhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin me llojet e shumta të turizmit që ofron Ulqini dhe ka theksuar   se turizmi është një prioritet i Ulqinit  ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja.Ai përmëndi investimin që pritet te realizohet falë kredisa së KFW Bankes dhe I shprehu një falenderim të veçantë shtetit gjerman që nëpërmes Organizatës për Bashkëpunim  Regjional  GIZI I ka ofruar ndihmë teknike ndermarrjes tonë komunale. Vemendje e veçantë në takim iu kushtua kripores së Ulqinit ku ndihma dhe përkrahja e shtetit gjerman ka qenë e madhe .  Nga ana e tij ambasadori gjerman ka falenderuar kryetarin  për pritjen dhe deklaroi se Ulqini  është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik dhe me resurse të mëdha ekonomike dhe mjaft tërheqës për të. Ai dhe me këtë rast veçoi se Ambasada, dhe shteti gjerman do të përkrahë projektin e kripores , komunën e Ulqinit dhe OJQ-të,që anagzhohen që kriporja  të zërë vendin që I takon në pasurinë  e larmishme jo vetëm për Ulqinin ,Malin e Zi por dhe më gjerë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë