Kryetari Nrekiq ka vizituar karatinën në objektin e hotelit të kompanisë Karisma

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, me kryetarin e Kuvendit Komunal Dr. Ilir Çapunin dhe nënkryetarin e Komunës Astrit Hoxhën, ka vizituar objektin e hotelit të kompanisë Karisma në Plazhin e Madh, i cili përdoret për vendosjen e shtetasëve tanë që vijnë nga jashtë, për qëndrim gjatë periudhës të karantinimit.  

Kryetari Nrekiq gjatë vizitës theksoi se Trupi Koordinues Shtetëror i Malit të Zi, në bashkëpunim me Ushtrinë e Mali të Zi dhe pronarët e hotelit Karisma, janë angazhuar tej mase që pushimoret e përmendura në nje afat të shkurtë kohor të përshtaten për nevojat e tejkalimit të krizës dhe luftës kundër korana virusit. “Momentalish në karantinë janë vendosur 111 qytetarë, të cilët në Mal të Zi kanë ardhur nga shtete të ndryshme. Ato aty do të qëndrojnë gjatë periudhës të karantinimit, ku do të përcjellet gjendja e tyre dhe ku do t’i ofrohet përkujdesja e nevojshme shëndetësore, për të eleminuar mundësinë e infektimit me virus” - shtoi kryetari Nrekiq.  

Udhëheqësi i karantinës Miroslav Jokiq, njoftoi kryetarin Nrekiq për numrin e personave në karantinë, kushtet e mira që posedojnë hotelet e kompanisë Karisma të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregulloret e tjera për objektet karantinuese.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë