Mblidhet Kolegjiumi i Kuvendit

Sot, më 22 prill 2020, në Sallën e Kuvendit të Komunës, me thirrje të kryetarit të Kuvendit u mbajt mbledhja e rradhës e Kolegjiumit të Kuvendit në të cilën morrën pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve në Kuvend dhe kryetari i Komunës.  Kryetari i Kuvendit propozoi dy pika të rendit të ditës: mbajtja e Seancës së rregullt të Kuvendit, analiza e gjendjes së përgjithshme në komunë shkaktuar nga Covid19 dhe masat që do të ndërmirren për tejkalimin e krizës e që duhet të shqyrtohen e miratohen në Kuvend. 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit njoftoi që materiali i mbërritur për seancën e Rregullt është ndarë në formë elektronike dhe pritet lehtësimi i masave nga Qeveria për t’u mundësuar mbajtja e mbledhjes së rregullt të Kuvendit.

Për pikën e dytë, kryetari i Komunës kumtoi propozimet e masave që ekzekutivi planifikon t’i ndërmarrë lidhur me tejkalimin e vështirësive të cilat i ka shkaktuar pandemia në Komunën e Ulqinit. Në diskutime kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve dhe në parim janë dakorduar me masat e propozuara dhe në fund kryetari i Kuvendit propozoi që drafti i kumtuar nga ekzekutivi t’i ndahet këshilltarëve të cilët mund të kontribuojnë me sygjerimet e tyre nepërmjet klubeve të këshilltarëve. Pas përfundimit të këtij procesi, obligohet ekzekutivi që të përgatisë paketën e propozim vendimeve dhe akteve për realizimin e masave të dakorduara të cilat do të miratohen në Kuvend në pajtueshmeri me Rregulloren e Punës, Statutin dhe ligjin. 

Të gjithë pjesëmarrësit njëzëri vlerësuan masat e marra nga Shtabi Lokal për Emergjenca në luftën kundër pandemisë CoVID19.

 

Shërbimi i Kuvendit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë