Kumtesë për shtyp e kuvendit të Komunës së Ulqinit

Më 27 maj 2020, filloi mbledhja e parë e Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Në këtë mbledhje fillimisht u konstatua dorëheqja e këshilltarit Ilir Harasani dhe Arsim Cuca, e në vend të tij u emëruan këshilltarët Nevryz Shaptafoviq dhe Ilir Tafica, respektivisht. U konstatua edhe dorëheqja e kryetarit të Komisionit Zgjedhor Lokal të Ulqinit Pjetër Lulgjurajt dhe ajo e Gëzim Haxhibetit në pozicionin e kryetarit të Komisionit për K-1.

Në fjalën e hapjes, kryetari i Kuvendit kujtoi që Ulqini nuk ka kaluar pa viktima nga pandemia. Në Ulqin humbëm një pishtar të arsimit - Osman Palin, por edhe disa gema nga Ulqini në Amerikë: Andri Luliq, Nrekë dhe Dedë Markiq, Angje Shkreli, Mark Dedivanoviq, Riza Luka dhe Kadri Tagani. Së fundmi, këto ditë qetësisht u shua gazetari e veprimtari Aleksandar Janinoviqi dhe për të gjitha këta, u dha një minut heshtje në shenjë nderimi.

Gjithashtu, këshilltarëve sot iu nda edhe numri i parë i Buletinit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit i cili pasqyron veprimtarinë e Kuvendit nga themelimi i tij deri në fund të vitit 2019. Planifikohet që ky informator të botohet së paku dy herë në vit, pra pas secilës seancë të Kuvendit.

Gjatë diskutimit për rendin e ditës, këshilltarët Haxhi Sulejmani dhe Sabri Salaj kanë propozuar që në rend të ditës të futet Propozim vendimi për kompensimin e shpenzimeve të rrugës për punonjësit e Komunës. Në emër të Këshillit për Zgjedhje dhe Emërime, Sabri Salaj propozoi edhe emërimin e kryetarit të ri të Komisionit Zgjedhor. Sekretari për Veprimtari Komunale Mustafë Gorana propozoi futjen në rend të ditës të Propozim vendimit për zonat akustike në komunën e Ulqinit. Të gjitha këta propozime u pranuan nga këshilltarët dhe seanca filloi me pyetjet e përgjigjet e këshilltarëve. Pastaj u miratua Rregullorja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Gjatë diskutimit për Rregulloren, kryetari i Kuvendit propozoi dy amandamente të cilat, sipas praksës së demokracive parlamentare, Kuvendi mund të vendosë për pikat që propozohen nga këshilltarët apo qytetarët edhe nëse ekzekutivi nuk jep mendim në afatin e duhur prej 15 ditësh, mirëpo këta amandamente nuk morrën shumicën e duhur. Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e Raportit të kryetarit të Komunës në të cilën diskutuan kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe qytetari Xhelal Hoxhiq i cili morri pjesë në mbledhje si i deleguar i sektorit joqeveritar në karrikën e lirë.

 

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë