Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (,,Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018 dhe 34/2019 ), nenit 66. të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (,,Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr.27/20),              

THËRRAS MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

dhe propozoj këtë

R e n d  d i t e :

-Minuta përkujtimore për viktimat e pandemisë së CoVID19 dhe këshilltarin Dritan Alaj 

-Miratimin e procesverbalit nga Mbledhja e Dytë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më datë 22.07.2020.

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,

2. Propozim Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020,

3. Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2019,

4. Propozim Vendim për parkingjet publike të makinave në Komunën e Ulqinit,

5. Propozim Vendim për lartësin, mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të antarësisë Organizatës Turistike të Ulqinit,

6. Propozim Vendim për nxjerrjen e Strategjisë së zhvillimit të sportit në Komunën e Ulqinit 2020-2021,

Zgjedhje dhe emërime

7. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

8. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për Statut dhe dispozita  të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

9. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunim me diasporën të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

10. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për veprimtari shoqërore parashtresa dhe ankesa të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Mbledhja do të mbahet të hënën, më 07.12.2020, në ora 10:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.                  

KRYETARI,

Dr. Ilir Çapuni

 

Orari i mbajtjes së mbledhjeve të trupave punues :

Nr. Trupi punues Dita Data Ora,Salla
1.

Këshilli për Statut dhe Dispozita

E mërkurë

02.12.2020

10:00, në 
Sallën e Mbledhjeve
2.

Këshilli për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim

E enjte

03.12.2020

10:00, në 
Sallën e Mbledhjeve
3.

Këshilli për Planifikimin Hapsinor, Mbrojtjen e Mjedisit dhe Veprimtari Komunale-Banesore 

E premte 

04.12.2020 10:00, në 
Sallën e Mbledhjeve
4. Këshilli për Zgjedhje dhe Emërime

E premte

04.12.2020

11:00, në 
Sallën e Mbledhjeve
5.

Këshilli për Veprimtari Shoqërore, Ankesa dhe Parashtesa

E  mërkurë

02.12.2020

​12:00, në Sallën e Mbledhjeve

Linku për Materialin e mbledhjes së Parë të seancës së Dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit:

http://www.ul-gov.me/Mbledhja-e-par-e-seancs-s-dyt-t/5099/Materiali-pr-mbledhjen-e-par-t-seancs-s.shtml

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë