Kumtesë për shtyp e Kuvendit të Komunës së Ulqinit
Më 7 dhjetor 2020, Kuvendi i Komunës së Ulqinit filloi sesionin e tij vjeshtor me mbledhjen e parë të Seancës së dytë të Rregullt. 
 
Mbledhjes së rregullt i parapriu mbledhja e jashtëzakonshme komemorative kushtuar këshilltarit tashmë të ndjerë Dritan Alaj, të cilit Kuvendi i dha lamtumirën e fundit.
 
Pastaj si zakonisht në fillim të mbledhjes  u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Poashtu u konstatua dorëheqja e këshilltarit Bojan Gjakonoviq.
 
Gjatë diskutimit për rendin e ditës patë debate të shumta të këshilltarëve drejtuar ekzekutivit për vonesat dhe shkeljet e afateve ligjore të sjelljes së propozim vendimeve për miratim në Kuvend.
 
Me kërkes të kryetarit të Komunës, mbledhja u ndërpre për të pasuar mbledhja e Kolegjiumit.
 
Klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve kërkoi që mbledhja e Kuvendit të shtyhet për një ditë tjetër.
 
Në Kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit u vendos që vazhdimi i mbledhjes të bëhet të mërkurën, më 9 dhjetor në ora 11.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë