Kryetari Daboviq u takua me drejtoret e ndermarrjeve publike

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq, priti sot në takim  drejtorët e katër ndërmarrjeve dhe institucioneve publike të themeluara nga Komuna e Ulqinit: Qendra për Kulturë, Radio Televizioni i Ulqinit, Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Egërsirave, për tu njohur nga së afërmi me situatën në këto kompani. 

Gjatë takimit, është diskutuar rreth situatës aktuale në këto ndërmarrje dhe u shqyrtuan modalitetet e tejkalimit të problemeve me të cilat ato po përballen, në mënyrë që të mbrohet interesi publik duke arritur kënaqësinë e ndërsjellët të përdoruesve të shërbimeve dhe të punësuarve në këto ndërmarrje. Pas një diskutimi konstruktiv, u shpreh se kriza mund të tejkalohet. 

Gjatë takimit, është konstatuar se rrethanë rënduese është edhe fakti se financat e ndërmarrjeve janë gjithashtu të ngarkuara me borxhe të krijuara nga periudhat e mëparshme dhe që llogaritë e tyre bllokohen gjithnjë e më shumë nga Drejtoria për Tatime, Elektroekonomia dhe Ndërmarrja komunale.   

Në takim është rënë dakord që në kohë sa më të shkurtër kohore, të fillohet me zgjidhjen e këtyre vështirësive. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë