CRNA GORA

MALI I  ZI

OPŠTINA ULCINJ

KOMUNA E ULQINIT

Sekretarijat za upravu i 

društvene djelatnosti

Sekretarijati per admini.

dhe vep.shoqerore

Br./nr: 03-614/22-

Ulcinj/Ulqin,  01.03.2021.godine

 

 

 

 

            Në bazë të nenit 10 të Vendimit për financimin e sportit në teritorin e Komunës së Ulqinit („Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 27/21), Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, shpall

 

KONKURS PUBLIK

për bashkëfinancimin e programeve të punës të organizatave sportive për vitin 2022

 

KUSHTET PËR BASHKËFINANCIM TË PROGRAMEVE TË PUNËS

 

            Objekt i konkursit është alokimi i mjeteve nga Buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2021 për bashkëfinancimin e programeve të punës të organizatave sportive të cilat nuk i ka themeluar, përkatësisht bashkëthemeluar Komuna e Ulqinit, e bazuar në nenin 9  e Vendimit për financimin e sportit në teritorin e Komunës së Ulqinit („Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 27/21) dhe nenit 4 të Rregullores për kushtet, mënyrën, procedurën dhe kriteret më të përafërta për alokimin e mjeteve për organizatat sportive nr. 03-040/21-709/1    të datës   03.09.2021.

            Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë klubet sportive, të cilët janë të regjistruar në teritorin e Komunës së Ulqinit,  i cili është i rregulluar me një sistem unik të garave në kuadër të federatës kombëtare kompetente. Klubet sportive, shoqëritë sportive rekreative mund te lajmërohen ne konkursin publik për bashkëfinancim  një vit pas ditës së themelimit të klubit ose shoqërit sportive rekrative.

            Përveç këtyre kushteve të drejtën për bashkëfinancimin e programeve të punës organizata sportive mund ta realizojë nëse i plotëson këto kushte:

  • Që është e regjistruar ne Organizaten sportive të Ministrisë së sportit dhe të rinjve;
  • Që e ka selinë e klubit në teritorin e Komunës së Ulqinit së paku një vit nga dita e themelimit;
  • Që klubi sportiv merr pjesë në sistemin e rregullt të garave që i organizon lidhja kombëtare sportive e Malit të Zi në një disciplinë të caktuar sportive (nuk ka të bëjë me shoqatat sportive rekreative dhe shoqatat sportive shkollore dhe të studentëve);
  • Që ka të angazhuar ekspertin i cili ka kualifikimet e parapara me ligj për punën në sport;
  • Që ka të siguruar ambientin për ushtrimin e veprimtarisë së vet;
  • Që nuk ka bllokadë të llogarisë afariste dhe borxhe tatimore;
  • Që deri në fund të vitit kalendarik aktual, i ka dorëzuar raportin financiar organit të administratës lokale për shpenzimin e mjeteve të ndara nga buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin kalendarik i cili i paraprinë vitit në të cilin bëhet alokimi i mjeteve.

 

 

 

 

KRITERET PËR VLERËSIMIN E PROGRAMIT TË PUNËS, PËRKATËSISHT

PËR ALOKIMIN E MJETEVE JANË:

● Masiviteti;

● Tradita e ekzistencës së klubit;

● Organizimi i garave shtetërore dhe ndërkombëtare;

● Vlerësimi me pikë i sporteve ekipore (radhitja e garave, vlerësimi me pikë i numrit të

ligave sipas niveleve të garave, suksesi i arritur i seniorëve në kampionatin kombëtar,

suksesi i realizuar i të gjitha kategorive në Kupën e Malit të Zi.

● Vlerësimi me pikë i sporteve individuale (suksesi i arritur në Kampionatin kombëtar,

   suksesi i arritur në Kupën e Malit të Zi;

● Numri i anëtarëve në ekipin kombëtar në vitin për të cilin bëhet vlerësimi;

● Vlerësimi me pikë i suksesit të arritur të anëtarëve të kombëtares në garat ndërkombëtare

   në sportet ekipore dhe individuale;

● Vlerësimi me pikë i sporteve olimpike.

 

            APLIKIMI NË KONKURS

            Aplikimi në konkurs bëhet në formularin e paraparë të Sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore, në adresën: Komuna e Ulqinit - Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, në zarf të mbylluar, me shenjën KONKURSI për bashkëfinancimin e programeve të punës të organizatave sportive për vitin 2021, ku është dokumentacioni i përmendur i nevojshëm për konkurim. Aplikimi bëhet me postë ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve të Komunës.

            Formulari i aplikimit mund të merret në web sajtin e Komunës ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve.

            Afati për paraqitjen e aplikimit në konkurs është 15 ditë nga dita e publikimit.

            Të drejtën për bashkëfinancimin e programit të punës nuk do ta realizojë parashtruesi i aplikimit i cili nuk i plotëson kushtet e kërkuara me konkurs, nëse ka dorëzuar dokumentacionin jo të plotë ose që të dhënat e kërkuara pasaktësisht i ka paraqitur.

            Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen. Konkursi është publikuar në web sajtin e Komunës dhe në median lokale Radio Ulqini.

            Informacione shtesë mund të merren në Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore, tek këshilltari i pavarur për sport Alban Gjoni, në telefonin 069 833 611.

 

                                                                                                              S E K R E T A R J A

                                                                                                                  Pranvera Sulić

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë