SKUPŠTINA OPŠTINE
KUVENDI I KOMUNËS 
Br./Nr. 02-016/22-171
10.06.2022

Ulcinj/Ulqin

 

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018, 34/19 dhe 38/20), nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e Komunës nr. 27/20),

THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoj këtë,

Rendi i ditë:

- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 03.06.2022 dhe vazhdimi i mbledhjes më 03.06.2022.

 

1. Pyetje dhe përgjigje të këshilltarëve

2. Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për zgjedhje dhe emërime

3. Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Statut dhe dispozita 

4. Propozim Vendimi për emërimin e këshillin për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.

5. Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Planifikim Hapësinor, Mbrojtjen e Mjedisit dhe Veprimtari komunale-banesore.

6. Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Veprimtari shoqërore

7. Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkombëtar.

8. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për dhënien e propozimeve të emërtimit të lagjeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve.

9. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Mbrojtjen e Mjedisit

10. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Artin Bashkëkohor, Trashëgimi Kulturore Materiale dhe jomateriale 

11. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Bashkëpunim ndërmjet Vetëqeverisjes Lokale dhe OJQ-ve.

12. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Bashkëpunim me Diasporën.

13. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për mirënjohjet Publike të Komunës së Ulqinit.

14. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për ankesa dhe parashtresa e qytetarëve 

15. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

16. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Pakicave.

17. Propozim Vendimi për emërimin e forumit për komunikacion lokal

18. Propozim Vendimi për emërimin e këshilltarëve të pranishëm në martesë

19. Propozim Vendimi për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhorë

20. Propozim Vendimi për miratimin e vendimit për pushimin e funksionit të Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit për shkak të skadimit të mandatit.

21. Propozim Vendimi për miratimin e emërimit të Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit.

22. Propozim Vendimi për miratimin e emërimit të Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit.

- Zgjedhje dhe emërime.

 

Seanca do të mbahet më 17 qershor 2022 (e premte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim nga ora 11:00.

 

Kryetari

ARDIJAN MAVRIQ,d.v.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Të nderuar qytetarë, Të dashur dashamirës të sportit, Ndihem jashtëzakonisht krenar që një ëndërr brezash, me përkushtim të madh, qasje serioze dhe mbështetjen e partnerëve, po bëhet realitet. Me këtë, po hapim ...

Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në Ulqin është shënuar Dita e Evropës - 9 maji me programin kulturor të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, të cilin Komuna e Ulqinit e realizoi përmes projektit GIFTSnet të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të ...

Urime Dita e Evropës

Urime Dita e Evropës

Sot, në Ditën e Evropës dua të uroj përzëmërsisht të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilët prej kohësh kanë përqafuar dhe mishëruar vlerat evropiane. Uroj që Mali i Zi sa më parë të përbushë ...

Përfundon realizimi i projektit për Zyrën e Informacionit në Shas

Përfundon realizimi i projektit për Zyrën e Informacionit në Shas

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, në qytetin e vjetër të Shasit, Komuna e Ulqinit ka përfunduar punimet për ndërtimin e Zyrës së Informacionit, e cila shoqërohet me infrastrukturë përcjellëse ...

Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Komuna e Ulqinit shpreh shqetësim serioz për gjendjen alarmante të plazheve në prag të fillimit të sezonit turistik. Duke pasur parasysh se plazhet janë një nga burimet më të rëndësishme turistike, është e papranueshme që ...

Njoftim publik për përgatitjet para sezonit turistik

Njoftim publik për përgatitjet para sezonit turistik

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik 2025, njofton qytetarët, ndërmarrjet ndërtimore dhe subjektet e tjera të interesuara si vijon:   1. Leje e veçantë për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë