SKUPŠTINA OPŠTINE
KUVENDI I KOMUNËS 
Br./Nr. 02-016/22-392
05.10.2022

Ulcinj/Ulqin

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (Fl. zyr. MZ”, nr. 02/2018, 34/19 dhe 38/20), nenit 66 dhe nenit 69 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqint (“Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës”, nr. 27/20),

 

                                                                 THËRRAS

MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për këtë mledhje propozoj këtë

Rend dite:

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mbajtur, më 29.07.2022
  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve
  2. Propozimi i Programit të punës së Kuvendit për tremujorin e katërt të vitit 2022.
  3. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit  të SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimit dhe gjuetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin
  4. Propozim Vendimi për dhënen e pëlqimit në Statutin e SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimit dhe gjuetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin
  5. Propozim Vendimi për dhënen e pëlqimit në Statutin e SHPK “Parking servis” Ulqin
  6. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 01-082/22-1177 të datës 13.09.2022 për shkarkimin e Skender Rexhoviq nga anëtarësia e Bordit të drejtorëv të SHPK “Vodacom”
  7. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryearit të Komunës nr. 01-082/22-1178 të datës 13.09.2022 për emërimin e Dollaku Gentit për anëar të Bordit të drejtorëve të SHPK “Vodacom”

ZGJEDHJE DHE EMËRIME

  1. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të SHPK “Veprimtaritë komunale” Ulqin
  2. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për emërimin e drejtorit ekzekutiv të SHPK “Veprimtaritë komunale” Ulqin
  3. Propozim Vendimi për emërimin e Asmir Çoboviq për anëtar të Bordit të drejtorëve të SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, mbarështimin dhe gjyetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin
  4. Propozim Vendimi për emërimin e Mirsad Markashit për anëtar të Bordit të drejtorëve të NP “Qendra për kulturë”

Mbledhja do të mbahet, më 13.10.2022 (e enjte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim në orën 11:00.

 

KRYETARI,

 Ardijan Mavriq, d.v.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë