Kumtesë për media e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Me datën 13.10.2022, me fillim në orën 11:00 është mbajtur mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, e ka thirrur mbledhjen me procedurë të shkurtër dhe urgjente në bazë të nenit 69 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe e ka arsyetuar se është thirrur për shkak të nevojës për miratimin e akteve të nevojshme për funksionimin e plotë të shërbimeve dhe institucioneve publike.

Në mbledhje është miratuar programi i punës së Kuvendit të Komunës për tremujorin e katërt të vitit 2022, i cili parasheh se deri në fund të vitit do të shqyrtohen 25 materiale, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: Riorganizimi institucional i IP Qendrës për Kulturë, Vendimi për themelimin e SHPK Parku  Natyror Kriporja e Ulqinit, Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2023, dhe Planini Zhvillimor Strategjik i Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2028.

Me këtë rast, Kryetari i la ftuar këshilltarët e opozitës që nuk po marrin pjesë, d.m.th. bojkotojnë seancat e Kuvendit, që në të ardhmen të marrin pjesë, ku me pjesëmarrjen, punën dhe veprimtarinë e vet të ofrojnë alternativa, për të avancuar politikat dhe vendimet që miratohen në parlamentin lokal.

Mbledhja përfundoi në orën 13:00.

 

Shërbimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Ulqin, më 13.10.2022

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Urime Dita e Pavarësisë

Urime Dita e Pavarësisë

Me rastin e 21 Majit - Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta në emër të Komunës sonë dhe në emrin tim personal. Kjo ditë ...

Në Ulqin nisën Lojrat Olimpike Ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Në Ulqin nisën Lojrat Olimpike Ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Në palestrën e shkollës fillore Marshall Tito, nisën Lojrat Olimpike ndërkombëtare për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuar. Në këtë takim ishin të ftuar zyrtarë republikan,  Kryetarja e Kuvendit ...

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ulqinit dhe Hanit të Elezit

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ulqinit dhe Hanit të Elezit

Një delegacion i Komunës nga Hani i Elezit kryesuar nga Kryetari Mehmet Ballazhi qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin. Ata u pritën nga Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u diskutuan përvojat ...

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi mbi transformimin digjital të vetëqeverisjes lokale

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi mbi transformimin digjital të vetëqeverisjes lokale

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, konkretisht znj. Nina Blazhiq, ushtruese detyre e drejtoreshës së Drejtorisë ...

Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Të nderuar të pranishëm, Përfaqësues të medjave,  Ju përshëndes dhe ju falenderoj që jeni përgjigjur ftesës tonë. Ju, jeni ata që më përsëafrmi gjatë këtyre javëve keni përcjellur dhe ...

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Të nderuar qytetarë, Të dashur dashamirës të sportit, Ndihem jashtëzakonisht krenar që një ëndërr brezash, me përkushtim të madh, qasje serioze dhe mbështetjen e partnerëve, po bëhet realitet. Me këtë, po hapim ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë