Takim pune për Kriporen e Ulqinit me MEPHU

Më datë 19.10.2022, në kabinetin kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt një takim, ku të pranishëm ishin: Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, Sekretarja e Shërbimit të Kuvendit Valdete Osmani - Husiq, Sekretarja e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillimi Rural dhe Ekologji Zeqarije Sulejmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Banesore Leart Taipi, Nëpunësi i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Banesore Tahir Tahiri si dhe përfaqësues të ministrisë MEPHU - Drejtoresha Gjenerale e Drejtorisë për Mbrojtjen e Natyrës Tamara Brajović, si dhe anëtarët e grupit punues Goran Gugiq - ekspert dhe Millosh Sekulović.

Në takim u përcaktuan hapat e nevojshëm lidhur me monitorimin e realizimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e Kripores së Ulqinit, përkatësisht: ndryshimet në Vendimin për shpalljen e Parkut Natyror “Kriporja e Ulqinit”, Vendimi për themelimin e SHPK “Parku natyror - Kriporja e Ulqinit” si dhe statutin e shoqërisë.

Gjithashtu u konstatua që deri në fund të vitit të përgatiten dokumentet e propozuara për miratim në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, themelimi i një kompanie që do të menaxhonte zonën e mbrojtur të “Kripores së Ulqinit” dhe marrjen e rolit të menaxhim nga ana e Komunës së Ulqinit.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë