Dita Evropiane në Ulqin!

Në kuadër të projektit "Dita Evropiane në qytetin tuaj", nënkryetarja e Qeverisë së Malit të Zi dhe ministrja për Integrim Evropian Jovana Maroviq dhe ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit Ana Novakoviq Gjuroviq qëndruan për vizitë pune në komunë të Ulqinit.

Programi filloi me takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, kryetarin e Kuvendit Ardijan Mavriq, nënkryetarët Beqir Selaj dhe Sabri Salaj, sekretaren për ekologji Zeqarije Sulejmani dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në vazhdim të programit u mbajt debati publik me temën “Rëndësia e negociatave të anëtarësimit për vetëqeverisjet lokale”. Në debat publik morën pjesë këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, organizata joqeveritare që veprojnë në territorin e Komunës së Ulqinit, drejtorët e  shkollave dhe gazetarë.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Bajraktari tha se është nder i madh që Ulqini u zgjodh si komuna e parë në Mal të Zi ku organizohet dita evropiane. Ulqini ka një trashëgimi me vlerë të mirëfilltë evropiane, dhe megjithëse territorialisht komuna më lindore në shtet, Ulqini është në fakt porta perëndimore e Malit të Zi.

Ministrja Maroviq tha se është e lumtur që gjërat po ndryshojnë për mirë në nivel lokal. Komuna e Ulqinit është përfshirë në procesin e negociatave përmes kapitujve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, bujqësisë, trashëgimisë kulturore. Është e rëndësishme të forcohen kapacitetet në mënyrë që vetëqeverisja lokale të shfrytëzojë me sukses fondet nga fondet e BE-së dhe që mjetet të mos kthehen për shkak të mosshfrytëzimit.

Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, tha se është krenare që në 100 ditë të punës së Qeverisë, së bashku me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë, u zgjidh çështja e modelit të menaxhimit të Kripores, si dhe u arrit përparim i madh në mbrojtjen dhe ruajtjen e Valdanosit.

Në kuadër të programit u organizua edhe vizitë në shkollën e mesme të kombinuar “Vëllazërim - Bashkim”, ku të ftuarit i pritën drejtoresha Ardita Kovaçi, zëvendësdrejtori Edin Kaplani, profesorë të shumtë dhe dy paralele të gjimnazit të përgjithshëm. Kryetari Bajrakati dhe ministrja Maroviq biseduan me nxënës dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre për vlerat evropiane, mundësitë që anëtarësimi në BE u ofron të rinjve dhe shoqërisë në tërësi, si dhe arsyet pse Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i BE-së.

Gjatë pjesës së dytë të programit, u organizua vizitë në Muzeun e Kalasë dhe punimeve të cilat po realizohen si pjesë e projektit evropian HeritageREVIVED - Programi Trilateral Interreg Kroaci-Bosnjë dhe Hercegovinë-Mali i Zi. Përfaqësuesit e kompanisë d.o.o. RISTARTING, që është kontraktori, folën në detaje për përmbajtjen dhe dinamikën e punimeve, ku përfshihet renovimi i Muzeut Etnografik, galerisë së Kullës të Balshajve dhe biletarisë, me një vlerë totale prej 87 mijë euro.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë