Urimi për 28 Nëntorin

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit z.Ardijan Mavriq, ju uron të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, në çdo cep të botës 110 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë, dhe festën e Flamurit Kombëtar.

Këtu e 579 vjet më parë Gjergj Kastrioti Skenderbeu ngriti Flamurin në Krujë dhe këtu e 110 vjet më parë Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. 

Kjo datë e shënuar, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Vlera të ruajtura ndër breza. Në këtë ditë feste i kujtojmë çdo herë sakrificat e panumërta të popullit tonë që na sollën lirinë, të cilën sot e gëzon pjesa më e madhe e kombit. Shpresat e shqiptarëve nuk u zhdukën kurrë, por u rritën me forcë dhe kurajo për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura Republikes së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 

Edhe një herë urime festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve, me dëshirën më të madhe që të jetojmë në harmoni me njëri tjetrin, krenarë me të kaluarën, duke ruajtur të tashmen dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë. 

Urime 28 Nëntorin.

Kryetari Kuvendit
Ardijan Mavriq

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë