Delegecioni i  Kuvendit të Komunës së Ulqinit në Tiranë

Delegecioni i  Kuvendit të Komunës së Ulqinit, i pëfaqësuar nga këshilltarët dhe Sekretarja e Kuvendit me 25 Nëntor morën pjesë në mbrëmjen e organizuar në Tiranë - Pallati i Brigadave  nga Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon, me rastin 110 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë dhe festës së Flamurit Kombëtar, ku u prezentua koncepti i platformës “Albanak”, si platformë e parë e përbashkët rajonale, jo thjesht virtuale por një institucion i cili do të lidhë, do t’i bëjë bashkë dhe do t’i afrojë të gjitha qytetet shqipfolëse në Ballkan.

Me 26 Nëntor, u organizua konferenca e cila ishte e konceptuar në 3 panele diskutimi, ku morën pjesë kryetarët e këshillave komunale, koordinatorë të këshillave rinorë, e po ashtu edhe përfaqsues të turizmit nga të gjithë komunat shqipfolëse në rajon.

Tema e konferencës ishte diskutimi dhe ndarja e eksperiencës lidhur me vizionet e komunave për zhvillimin e turizmit dhe angazhimin e të rinjve si promotorë të turizmit si dhe krijimit të një komisioni konsultativ të përbashkët për vlersimin e figurave kombëtare etj.

Sekretarja e Kuvendit znj. Valdete Osmani Husiq, Kryetari i komisonit për Statut dhe dispozita dr. Ilir Çapuni dhe këshilltari z. Besart Hoxha diskutuan lidhur me vizionet e  Komunës së Ulqinit përzhvillimin e turizmit ndërkufitar, trashigimisë kulturore, angazhimit rinor si dhe turizmit social si nxitës të rritjes së ekonomisë lokale.

Gëzuar 28 Nëntorin.

Shërbimi i kuvendit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë