Fillon realizimi të projektit "Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin"
Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut - V, Ulqin”, u mbajt një takim me përfaqësuesit e Vodacom-it, ndërrmarrjes MPP Jedinstvo si kontraktor, konsulentët nga kompania Hidrofil, si dhe përfaqësuesit e shpk "Ujësjellës-kanalizim" - Ulqin.
 
Në takim bashkërisht u konstatua se Komuna e Ulqinit ka përmbushur të gjitha obligimet e marra, të cilat kishin për qëllim krijimin e parakushteve për fillimin e realizimit të projektit. Është arritur marrëveshja që realizimi i projektit të fillojë më 16 shkurt, ndërkohë që Komuna dhe shpk „Ujësjellës-kanalizim“ do t'i japin Kontraktorit listën e masave të projektit që duhet të kenë prioritet për realizim.
 
Projekti “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut - V, Ulqin” paraqet investimin më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në furnizimin me ujë dhe rregullimin e ujërave të zeza në territorin e komunës së Ulqinit. Projekti, i cili do të realizohet në disa faza, është pjesë e marrëveshjes kreditore me Bankën Gjermane për Zhvillim - KFW.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë