Kryeministri Dr. Dritan Abazoviq, vizitë pune në Ulqin

​Kryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq, sot në krye të një delegacioni qeveritar, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Ulqinit. Përveç Kryeministrit Dr. Abazoviq, në delegacion ishin:Goran Gjuroviq - Ministër për zhvillim ekonomik dhe turizëm, Ana Novakoviq Gjuroviq - Ministrja ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, Fatmir Gjeka - Ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave, Dragoslav Shqekiq - Ministër i shëndetsisë, Vasilije Lalosheviq - Ministër i sportit dhe të rinjve, Vladimir Jokoviq- Nënkryetar i Qeverisë dhe Ministër i bujqësisë, Armend Milla - Sekretar i shtetit në Ministrinë për zhvillim ekonomik dhe turizëm, Ilir Harasani - Zëvendës i Sekretarit të Qeverisë, Marija Krgoviq - Këshilltare e Kryeministrit për investime, Milosh Perishiq - Këshilltar i Kryeministrit për media, Vuk Nikoviq - drejtor i entit për ndihmë shëndetësore.

Delegacioni qeveritar në krye me Kryeminstrin Dr. Abazoviq, fillimisht u takua me Kryetarin e Komunës z.Omer Bajraktarin, Kryetarin e Kuvendit z. Ardijan Mavriq, dhe bashkëpunëtorët e tyre, ku folën për tema të rëndësishme për Ulqinin dhe zhvillimin e tij. 
Pas takimit me krerët e Komunës delegacioni vizitoi Shtëpinë e shëndetit dhe Qendrën Emergjente në Ulqin, vendndodhjet e Moles së Madhe në Qytetin e vjetër, ish hotelin Galeb, ish hotelin Jadran, hotelin Mediteran.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë