KONKURS PUBLIK PËR NDARJEN E BURSAVE DHE SHPËRBLIMEVE STUDENTËVE PËR VITIN SHKOLLOR 2023/2024

 

Në bazë të nenit 6, paragrafi 1 të Vendimit për bursat dhe shpërblimin e studentëve („Fl. Zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 36/19), Sekretariati për kulture, sport, rini, rini dhe veprimtari shoqerore, shpallë

 

KONKURS PUBLIK

 

për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve studentëve për vitin shkollor 2023/2024

 

Komuna e Ulqinit do të bëjë alokimin e bursave dhe shpërblimeve studentëve pas përfundimit të vitit të parë të studimeve (vëllimi i programit studimor për një vit, dmth 60 ECTS) në institucionet e arsimit të lartë, pa marrë parasysh vendin e studimeve, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Vendimin për bursa dhe shpërblimin e studentëve („Fl. Zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 36/19).

 

1.Të drejtën e bursës e kanë kandidatët - studentët të cilët:

 

a) Sipas programit mësimor të institucionit të arsimit të lartë në të cilin studiojnë kanë arritur indeksin e suksesit së paku 9,0, pa marrë parasysh vendin ku studiojnë.

 

b) Shtetasit e Malit të Zi që vendbanimin e kanë në Komunën e Ulqinit.

 

c) Rregullisht e kanë regjistruar vitin e studimeve.

 

d) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe

 

e) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.

 

2.Të drejtë në bursë kanë edhe studentët me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit rom,

 

përfituesit e sigurisë materiale (në vazhdim përfituesit SM), pa marrë parasysh notën mesatare nga viti paraprak, me kusht që të jenë:

 

a) Shtetas të Malit të Zi me vendbanim në territorin e Komunës së Ulqinit,

 

b) Rregullisht e kanë regjistruaar vitin e studimeve,

 

c) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe

 

d) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.

 

3.Me aplikimin me dëshmitë për plotësimin e kushteve nga konkursi i shpallur kandidatët

 

janë të detyruar të bashkangjesin edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

 

a) çertifikatën e nënshtetësisë,

 

b) vërtetimin e vendbanimit,

 

c) vërtetimin për regjistrimin e rregullt të vitit të studimit,

 

d) vërtetimin për provimet e dhëna nga viti paraprak,

 

e) vërtetimin për notën mesatare të arritur,

 

f) çertifikatën nga regjistri i të lindurve dhe

 

g) vërtetimin që nuk është i punësuar në kohë të pacaktuar.

 

Personat me aftësi të kufizuar me aplikimin për konkurs përveç dokumenteve nga pika 3,

 

Alinea a, b, c, d, f, g dorëzojnë edhe aaktvendimin me të cilin është konfirmuar statusi SM në pajtim me dispozitat e posaçme.

 

Anëtarët e komunitetit rom me aplikimin për konkurs bashkangjesin dokumentet nga pika 3, alinea a, b, c, d, f, g edhe deklaratën që janë anëtarë të komunitetit rom.

 

Përfituesit e SM me aplikimin për konkurs, përveç dokumenteve nga pika 3, alinea a, b, c, d, f, g bashkangjesin edhe aktvendimin për realizimin e të drejtës në SM.

 

Studentët që konkurrojnë për alokimin e bursës janë të detyruar që dokumentacionin që kanë në gjuhën e huaj ta përkthejnë në gjuhën zyrtare.

 

Është e nevojshme që dokumentacioni të dorëzohet në origjinal ose në fotokopjen e vërtetuar. Komisioni nuk bënë kthimin e dokumentacionit të dorëzuar.

 

Afati për parashtrimin e aplikimit është prej, më 27. 10. 2023 deri, më 27. 11. 2023.

 

Aplikimet paraqiten në adresën: Komuna e Ulqinit - Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, me shënimin për Komisionin për ndarjen e bursave ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve të Komunës së Ulqinit. Formulari i aplikimit mund të merret në sajtin e Komunës www.ul-gov.me ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve.

 

Ky organ nuk do t'i marrë në shqyrtim aplikimet e mbërritura pas përfundimit të afatit të konkursit.

 

Informata shtesë mund të fitohen në cel: 069-709-606, personi për kontakt: Ivana Karagjinoviq.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë