PROGRAMI I SHQYRTIMIT PUBLIK PËR DRAFT VENDIMIN E BUXHETIT TË KOMUNËS SË ULQINIT PËR VITIN 2024

Me rastin e Draftit te Vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2024, organizohet shqyrtim publik i cili do të zgjasë 15 dite..

Shqyrtimi publik fillon me datën 06 Nëntor dhe përfundon me 21 Nëntor te vitit 2023.

Draft vendimi do të publikohet ne ueb faqen e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me.

Shqyrtimi publik do të mbahet sipas këtij plani :

AKTIVITETET

KOHA

VENDI

Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil dhe shoqatat joqeverirate

10.11.2023 me fillim nga ora 13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Salla e vogël

Tryezë e rrumbullakët me Bashkësitë lokale

15.11.2023 me fillim nga ora11:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Salla e vogël

Tryezë e rrumbullakët me institucionet arsimore

15.11.2023 me fillim nga ora 13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Zyrja e sekretariatit për Financa dhe Buxhet

Tryezë e rrumbullakët me klubet sportive dhe institucionet kulturore

16.11.2023 me fillim nga ora 13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Salla e vogël

Debati Qendror publik

17.11.2023 me fillim nga ora 18:00

Salla e Kuvendit Komunal

Emision special për draft vendimin e Buxhetit

21.11.2023

Tv

Shqyrtimi publik do të mbahet nga Sekretariati për Financa dhe Buxhet.

Propozimet, mendimet vërejtjet dhe sugjerimet të dorëzohen me shkrim në adresën: Sekretariati per Financa dhe Buxhet i Komunës se Ulqinit, Bul. Gj.K. Skenderbeu ose në formë elektronike në e-mail: finance@ul-gov.me,deri në afatin e shqyrtimit publik.

Sekretariati per Financa dhe Buxhet do t'i shqyrtojë propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e pjesemarrësve në debatin publik dhe do të pregadisë Raportin mbi debatin publik.

Me nderime,

                                                                                                                     SEKRETAR

                                                                                                                  Arian Murati

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë