BAJRAKTARI I FTUAR NË MËNGJESIN E LUTJEVE

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, është ftuar në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve i cili do të mbahet në periudhën nga 31 janari deri më 2 shkurt 2024. 

Mëngjesi i Lutjeve është një mbledhje e njerëzve të bindjeve të ndryshme të cilët mblidhen së bashku për të ndarë kohë në lutje, reflektim dhe promovim të vlerave themelore të paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. 

Z. Bajraktari, si përfaqësues i komunës së Ulqinit, do t'i mbështesë me krenari këto vlera të rëndësishme dhe do t'i ofrojë mbështetje iniciativës që promovon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet njerëzve, pavarësisht nga dallimet e tyre fetare apo kulturore.


“Jam i nderuar që kam rastin ta prezantoj Komunën e Ulqinit në këtë ngjarje madhështore botërore që promovon paqen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve të besimeve dhe kombeve të ndryshme, duke pasur parasysh se Komuna e Ulqinit është shembull i një harmonie të tillë”ka thënë Bajraktari. 

Bajraktari do të shfrytëzojë rastin që të takohet me përfaqësues të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të promovuar një bashkëpunim më të mirë ndërmjet pushtetit lokal dhe diasporës në interes të të gjithë qytetarëve, kudo që ndodhen. 

Kjo ngjarje ofron një mundësi për të ndërtuar ura ndërmjet komuniteteve të ndryshme dhe Bajraktari është i nderuar që është pjesë e kësaj ngjarjeje frymëzuese. 

Një fjalim nderi do të mbajë nikoqiri i Mëngjesit të Lutjes, Presidenti i SHBA-së, ndërsa në mëngjes do të marrin pjesë liderë, politikanë dhe biznesmenë nga mbi 140 vende të botës.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë