Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19, 38/20, 50/22, 84/22 dhe 85/22) dhe nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi - dispozitat e Komunës” nr. 27/20)

THËRRAS MBLEDHJEN E TRETË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoj këtë

Rend dite:

  • Miratimi i proçesverbalit nga mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të mbajtur më 12.12.2023;

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;

2. Propozim - Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2024;

3. Propozim - Programi për rregullimin hapësinor për vitin 2024;

4. Propozim - Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit  për vitin 2024;

5. Propozim - Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit;

6. Propozim - Vendimi për taksen e banimit;

7. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin e SHPK-së “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për përcaktimin e çmimit të ujit dhe shërbimit për shfrytëzimin e kanalizimit të qytetit (çmimorja) numër 1210 nga data 05.07.2023;

8. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Vendimin për sjelljen e çmimores për shfrytëzimin e parkimeve publike - SHPK “Shërbimi për Parkim - Ulqin”;

9. Propozim - Vendimi për shpalljen e thirrjes publike për dhënien me qera të patundshmërive;

10. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit Sekretariatit për Mbrojtjen e Pasurisë së Komunës së Ulqinit për nënshkrimin e marrëveshjes jashtëgjyqësore për lënden e Gjykatës Themelore në Ulqin nr. 69/22;

11. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit për konstatimin e të drejtës së kalimit për vendosjen e linjës kabllore 10Kv nga NS 10/0,4 “Otrant” deri në NS 10/0,4 “Radio Centar 2” KK Fusha e Ulqinit;

12. Propozim - Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, metodën dhe procedurën e shpërndarjes së fondeve për mbështetjen e grave sipërmarrëse;

13. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit në Programin e punës së SHPK-së “Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Ulqin”, për vitin 2024;

14. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të SHPK-së “Mozhuri” për vitin 2024;

15. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të SHPK-së “Veprimtaritë Komunale - Ulqin” për vitin 2024;

16. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të SHPK-së “Shërbimi për parkim” për vitin 2024;

17. Propozim - Përfundimi për dhënien e pëlqimit mbi Raportin e punës së SHPK-së “Shërbimi për Parkim” - Ulqin, për vitin 2022.  

ZGJEDHJE DHE EMËRIME

18.  Propozim - Vendimi për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e projekteve për valorizimin e trashëgimisë kulturore në territorin e Komunës së Ulqinit;

19.  Propozim - Vendimi për emërimin e përfaqësuesve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit në Kuvendin e Organizatës Turistike - Ulqin dhe

20.  Propozim - Aktvendimi për kompenzimin e shpenzimeve për punën  e Komisionit për hartimin e propozimit të ndryshimit dhe plotësimit të Rregullorës së punës së Kuvendit.

Mbledhja do të mbahet më 28.12.2023 (e enjte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së     Ulqinit, me fillim në ora 13:00.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë